KQZ Gjithcka eshte e mundur derisa numerimi ende vazhdon ...
Gjithçka është e mundur të ndodhë me rezultatet zgjedhore, derisa numërimi ende vazhdon në shumë KZAZ në mbarë vendin.
Ky përfundim del në orët e vona të ditës së sotme, e para pas votimeve të 8 Majit, për zgjedhjet vendore, referuar shifrave të konfirmuara nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas tyre, deri në orën 21.00 të mbrëmjes, situata e numërimit të votave në kryeqytet, paraqitet e tillë që kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha numëron 24 819 vota, ndërsa rivali i tij Edi Rama i “Aleancës për të Ardhmen”, numëron 25 559.
Pra një diferencë mjaft e vogël votash dhe siç thamë më lart, gjithçka mund të ndodhë me këtë rezultat, pas numërimit të kutive të tjera të votimit, të cilat janë të shumta në numër.
Po kështu, e njëjta situatë paraqitet edhe në Durrës, ku janë numëruar deri në këto momente vetëm 15 nga 165 kuti votimi dhe sipas rezultateve, kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Ferdinand Xhaferraj, ka vetëm një diferencë të vogël përballë rivalit të tij, Vangjush Dako.
Konkretisht Xhaferraj numëron të ketë marrë 3066 vota, pra 48% të tyre, ndërsa rivali Dako 3453 vota, ose 51% të tyre ...(vijon)