E Diel, 1 Nëntor 2026

Jorida Tabaku i drejtohet Ramës: 110 ditë protesta boll me arrogancë!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, iu drejtua kryeministrit Edi Rama gjatë replikës së saj në Kuvend ditën e djeshme, duke iu referuar protestave të zhvilluara prej 110 ditësh dhe kërkesës së protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit.

Tabaku i kërkoi Ramës të përballet me protestuesit dhe të dëgjojë kërkesat e tyre.

“Ke 110 ditë protestuesit te dera, provo njëherë të dalësh atje”, tha Tabaku.

Ajo shtoi se kërkesa që, sipas saj, po artikulohet nga qytetarët në protestë është dorëheqja e kryeministrit. “Thirrja e qytetarëve sot është ‘Rama, jep dorëheqjen’. Dëgjoje dhe zbato kërkesat e tyre”, u shpreh deputetja e PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›