E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohen 25 protestuesit e arrestuar ditën e djeshme

25 personat e ndaluar pas tensioneve të regjistruara gjatë tubimit të djeshëm janë liruar.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Xhensila Kodra.

Të ndaluarit u shoqëruan nga Policia pas përplasjeve dhe situatave të tensionuara të krijuara gjatë protestës.
Protesta e djeshme ishte në ditën e 110 të saj, dhe nisi fillimisht pranë Kuvendit, aty ku u mbajt edhe seanca plenare.
Në disa momente gjatë protestës kishte edhe tensione dhe përpjekje për të thyer kordonin policor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›