E Diel, 1 Nëntor 2026

Josa Vllaznia ime kap Europen

Mirel Josa u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i Vllaznise duke pasuar Mojash Radonjic ne bankinen shkodrane. Ish-tekniku malazez u shkarkua nga presidenti i Vllaznise Valter Fushaj pas humbjes 1-0 te shkodraneve ndaj Shkumbinit ne Peqin. Ne tete javet e qendrimit ne krye te kuqebluve Mojash Radonjic grumbulloi 11 pike. Gjate prezantimit te tij Josa tha se Vllaznia i ka te gjitha mundesite per te marre pjese ne Kupat e Europes.

Mbetet nje skuader me te cilen ke qejf te punosh- theksoi tekniku i dyte sezonal i Vllaznise. Mirel Josa rikthehet per here te dyte ne stolin e 9-here kampioneve te Shqiperise pasi i ka drejtuar ata per disa jave ne sezonin 2006-2007 perpara se te shkarkohej pas nje humbjeve te Vllaznise me Teuten. Josa ne fillim te ketij sezoni drejtoi per dy jave Shkumbinin por u shkarkua nga presidenti Ylli Ndroqi pas humbjes se peqinasve me Lacin.

Mirel Josa foto e marre nga vllaznia.eu i cili ne te kaluaren ka drejtuar Tiranen Vllanzine Teuten Skenderbeun dhe Shkumbinin do te jete trajneri i peste i te ashtuquajturit skalioni i dyte pas Agim Canajt te Shkumbini Nikola Ilievskit te Shkumbini Perparim Daiut te Besa dhe Nevil Dedes te Tirana. Ndeshja e pare e Vllaznise nen drejtimin e Mirel Joses eshte ajo kunder Flamurtarit te vendit te trete ne Loro Borici.

SUPERLIGA 2010-2011
LEVIZJET E TRAJNEREVE

Shkumbini Mirel Josa nga java 1-2 Agim Canaj nga java e 3-te.

Bylisi Ilir Spahiu nga java 1-3 Agim Meto java e 4-t Nikola Ilievski nga java 5-te.

Besa Shpetim Duro nga java 1-4 Perparim Daiu nga java e 5-te

Tirana Sulejman Starova nga java 1-6 Nevil Dede nga java e 7-te.

Vllaznia Mojash Radonjic nga java 1-8 Mirel Josa nga java e 9-te.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte 26 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›