E Diel, 1 Nëntor 2026

Mancester UND 39 milione per Shvainshtajgerin

Mancester Junajtid eshte vene ne ndjekje te mesfushorit gjerman Bastian Shvainshtajger ndaj pritet tu ofroje gjiganteve te Bajernit te Mynihut 39 milione euro per te siguruar sherbimet e tij. Sipas lajmit te Caughtoffside nje dite me pare djajte e kuq do tentojne qe kete vere te sjellin ne Old Trafford talentin me te madh te Kombetares gjermane ne dekaden e fundit. Ser Aleks Ferguson eshte vene ne kerkim te nje mesfushori potent pasi Pol Skolls pritet te vare kepucet ne gozhde dhe alternativa me e mire eshte Bastian. Ai luan shume mire si ne qender ashtu edhe ne krahun e djathte te mesfushes dhe nuk e ka mohuar kurre deshiren qe nje dite te provoje nje eksperience te re jashte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›