Joshja e kuqe, deshifrohet gjuha e buzëkuqit
Është sinonim i joshjes, i tërheqjes e feminilitetit dhe këtë vit festoi 126-vjetorin e tij. Është pikërisht buzëkuqi që, pas një shekulli sukses në buzët e grave, mban rekordin e produktit kozmetik më të përdorur në botë. 80 për qind e grave e përdor çdo ditë për të ndryshuar ngjyrën e buzëve, duke vendosur në garë VIP-a, yje të muzikës dhe kinemasë, për të marrë titullin e buzëve më të bukura
Po kur ka lindur vërtet buzëkuqi?
Historia e kozmetikës e lidh datën e hyrjes zyrtare të tij në shoqërinë e të bukurës rreth vitit 1883, edhe pse zakoni për të lyer buzët është i vjetër sa vetë njerëzimi. Buzëkuqi përdorej nga gratë e Mesopotamisë për të lyer buzët dhe ndonjëherë sytë që rreth 5000 vjet më parë. Të parat që nisën ta përdornin atë përditë dhe në përgjithësi produktet kozmetike ishin femrat e Egjiptit të vjetra, rreth 4000 vjet më parë, dhe më pas greket e romaket. Por, buzëkuqi u bë popullor vetëm në vitet 1500, gjatë kohës së sundimit të Mbretëreshës Elizabet, që përdorte një përzierje të veçantë dylli me një ngjyrues bimor. Në shekullin XIX, Mbretëresha Viktoria e cilësoi makijazhin si një mallkim. Konsiderohej si diçka vulgare, që përdorej vetëm nga aktoret dhe prostitutat. Pas Luftës së Dytë Botërore shpërndarja e produkteve kozmetike u përhap në të gjithë botën perëndimore. Përdorimi i buzëkuqit u përhap më shumë falë kinematografisë, sidomos filmave të prodhuar në SHBA gjatë këtij konflikti. Lindja e buzëkuqit në këtë formë që njohim sot, i takon vitit 1915, kur u shpik nga një amerikan me emrin Maurice Levy.
Gjuha
"Mendoj se buzët e lyera me të kuqe janë seksi, por nuk është e lehtë për t‘i puthur", pati rrëfyer Cameron Diaz në një intervistë të dhënë për revistën e përmuajshme "Instyle". Ajo, në fakt, është një nga aktoret që preferon më shumë t‘i lyejë buzët me të kuqe të ndezur. Sipas specialistëve, kjo ngjyrë është sinonim i dashurisë dhe lumturisë. Sepse mënyra se si lyhemi, flet dhe tregon shumë për atë çka mendojmë, përçojmë apo jetojmë. Sigurisht që deshifrimi i gjuhës së tij nuk është aq i thjeshtë sa ai i tatuazheve, por gjithsesi është i lexueshëm. Kështu, sipas një kërkimi të bërë nga shtëpia kozmetike më e madhe në botë, "L‘Oreal", mënyra se si i lyejmë buzët ripasqyron në mënyrë shumë besnike personalitetin e asaj që e zgjedh. Buzëkuqi në veçanti flet më shumë se sa fjalët. Profesor Andrew J. Elliot, docent psikologjie në Universitetin e Rochester, është autor i një eseje të dalë kohët e fundit në "Journal of experimental Psycology" mbi ngjyrën e kuqe, ku vihet re se përçohet një mesazh i rëndësishëm. "Specialistët që merren me ngjyrat, nuk mund të mos përmendin fuqinë energjetike si një antidot viziv kundër depresionit, ndërsa teologët e lidhin me dashurinë që hap portat e parajsës apo të ferrit. Por, "artistët" e makijazhit nuk kanë asnjë dyshim dhe thonë se një gojë e lyer me të kuqe të ndezur do të thotë në mënyrë të pakundërshtueshme sukses profesional".
T‘u flasësh meshkujve
Tabela e publikuar nga e përditshmja "Daily Mail" përmbledh rezultatet e një studimi të bërë mbi tri mijë gra, dy të tretat e të cilave pranojnë se zgjedhja e buzëkuqit mund të ndryshojë rrjedhën e një dite të nisur keq. Nuk është nevoja për të mbërritur në rastin ekstrem të Carr Criss, që në autobiografinë "Jam me kancer, po shkoj të blej një buzëkuq", tregon sekretet e përditshme me të cilat ka përballuar sëmundjen, ku një prej ilaçeve kryesore për t‘i lehtësuar dhimbjen dhe për t‘u ndjerë më mirë ishte makijazhi dhe përgjithësisht buzëkuqi, që nuk harronte asnjë ditë pa e vendosur në buzë. "Një lyerje me buzëkuq të ndezur në buzë është një injeksion sigurie, përveçse rrezaton sensualitet", thotë një nga zëdhënësit e "L‘Oreal". Mjafton të shohësh portretin e mrekullueshëm të Julianne Moore në kopertinën e fundit të "Vogue". "Makijazhi ndikon shumë në humorin e gruas, por njëkohësisht u flet edhe burrave. Është një guidë për të përçuar mesazhe", tregon Chris, specialist makijazhi në sallonin e bukurisë "Cuts too", në një nga lagjet më të shtrenjta të Londrës, ku vetëm një seancë te parukieri, aq më tepër një lyerje supermoderne apo luksoze, kushton me qindra sterlina. Chris vazhdon më tej duke theksuar se "në fund të fundit jemi kafshë, bëjmë eksperimente përmes trupit tonë. Me siguri ka më pak keqkuptime në gjuhën e trupit, se sa në atë të sms-ve".
Stili spartan
Nuk ka asgjë më të mirë për të treguar se ke një jetë të lumtur, problematike apo plot pakënaqësi. E kuqja e ndezur zakonisht përçon mesazhin e lumturisë dhe është sinonim i stilit "Barbie lips", luku i përdorur prej 50 vjetësh nga heroina e "Mattel" dhe yje si Drew Barrymore dhe Cloe Sevingny, mirëpo rrëfen edhe për një pakënaqësi profesionale. Stili spartan është tregues i pasigurisë dhe të lë të kuptosh për një brishtësi ekstreme, por për ta përdorur duhet tipi i buzëve të Anxhelinë Zholisë, ato që çmendën Brad Pitin dhe e vendosin aktoren në vendet më të larta të klasifikimit si gruaja më seksi në botë. "Do të thotë diçka fakti se mesatarja e grave ka të paktën 5 lloje të ndryshme buzëkuqesh në shtëpi dhe mban pothuajse përherë një të tillë në çantë", përfundojnë specialistët e "L‘Oreal". Mbi të gjitha, kjo do të thotë se, duke lënë mënjanë antropologjinë e trupit, ne jemi konsumatorë të palodhur dhe kozmetika është ndër sektorët e parë që interpreton nevojat e grave në këtë fushë. Dëshira për t‘i pëlqyer dhe pëlqimi janë një libër i hapur, por alfabeti i feminilitetit mund të gjenerojë kombinacione të paparashikueshme dhe të shumta. Një gojë ngjyrë korali tregon se je e kënaqur me dashurinë, ndihesh mjaft seksi dhe shumë e vlerësuar në punë. Sot, padyshim që buzëkuqi është një shoqërues i pashmangshëm për të gjitha gratë dhe vajzat. Është miku ynë më i mirë, që na ndihmon gjithmonë të ndihemi më të bukura se sa jemi. Edhe pse ndonjëherë mund të na gënjejë.
E dini se...
Buzëkuqi më i shtrenjtë i prodhuar në historinë e kozmetikës quhet "Kiss kiss Gold and Diamonds" dhe është çmenduria më e fundit e "Guerlain", me një çmim prej 62 mijë dollarësh dhe justifikimi i një çmimi të tillë u shkon 199 diamanteve dhe një peshe prej 110 gramëve për një total prej 18 karatësh që zbukurojnë kutinë e artë, cilësuar si vepër e vërtetë arti.
Shoqëria e parë shumëkombëshe e kozmetikës ishte "L‘Oreal" e themeluar në vitin 1909, pastaj në vitin 1910 u shfaq treshja Elizabeth Arden, Helena Bubinstein dhe Max Factor. Në fund, pas Luftës së Dytë Botërore u krijua grupi "Revlon" dhe pas tij "Estee Lauder".