Plagët e pashëruara të shkrimtarit
Familja, besimi, jeta private, puna me reklamat, realizmi magjik që e bëri të famshëm. Salman tregon historinë e jetës së tij, vendimin për t‘u transferuar në Nju Jork dhe ëndrrën për t‘u bërë aktor, e cila e ka shtyrë të interpretojë vetveten në disa filma
E vetmja gjë për të cilën heziton të flasë është fatva dhe gjithçka tjetër që ka trazuar ekzistencën e tij. Por, pavarësisht kësaj, është vetë ai që vendosi të rikujtonte edhe një herë 14 shkurtin e vitit 1988. Për të është dhe do të mbetet San Valentini më i bukur i jetës së tij. Që prej asaj dite, Salman Rushdie, një nga njerëzit më të famshëm të planetit, nuk është më shkrimtari i adhuruar i lexuesve, por një person i dënuar me vdekje për motive fetare. Po të bashkëbisedosh me të, të duket sikur i pëlqen të flasë vetëm për letërsinë dhe politikën, por në fakt vëren menjëherë se plaga ende e hapur e asaj dite nuk do të mbyllet kurrë, dhe se pavarësisht zgjuarsisë, batutave provokuese, zgjedhjes së një jete ku kultura e lartë ndërthuret me magjinë, përreth Rushdie është krijuar një atmosferë brishtësie, ndoshta edhe frike.
Rushdie deklarohet ateist, por kur flet për çështjet fetare, duket qartë se në shpirtin e tij është i rrënjosur misteri i fundit të ekzistencës: "Mendoj se ekziston diçka e fshehtë dhe e pakuptueshme, por që ende nuk është hyjnore. Përdor termin ‘shpirt‘, sepse nuk ekziston një më i përshtatshëm ose më i vjetër: besoj te një shpirt që vdes". Kush e njeh, e di që një pohim i tillë nuk është një batutë, por një reflektim konstant dhe ende i papërfunduar, i cili ka nisur që në rininë e tij. Salman Rushdie ka lindur më 19 qershor të 1943-shit në Mumbai, por që ai vazhdon ta quajë Bombei, duke shpjeguar se "vendimi i ndryshimit të emrit është thjesht politik dhe reaksionar. Një mënyrë për të prerë lidhjet me të kaluarën dhe për të forcuar rrugëtimin natyror dhe kulturor të historisë. Jam i lumtur që tentativa për ta pagëzuar është injoruar nga shumica e popullsisë, siç ka ndodhur në Vietnam, ku njerëzit vazhdojnë ta thërrasin Saigon qytetin e riemërtuar Ho Chi Minh".
I ati, Anis Ahmed, ishte një avokat i diplomuar në Kembrixh, ndërsa e ëma, Negin Butt, ishte mësuese. Vlera e kulturës ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në edukimin e tij, por sa herë u futet debateve, Rushdie prek menjëherë temën e besimit: "Vij prej një familjeje myslimane shiite. Babai im ishte një studiues i fesë, por nuk besonte, ndërsa nëna e respektonte fenë. Gjithsesi, familja ime është shumë e lidhur me fenë. Gjyshi ishte një besimtar i hapur dhe tolerant, një burrë i jashtëzakonshëm dhe kam pasur fatin e keq të takoj në jetë shumë pak njerëz si ai. Më kujtohet ende kurioziteti i tij me të cilin përpiqej të kuptonte pse unë nuk besoja në Zot. Gjyshi im, dhe në veçanti devotshmëria e tij karshi fesë, kanë qenë parësore në librat dhe ekzistencën time".
Para se t‘ia kushtonte jetën letërsisë, punonte me reklama. Ishte një punë të cilën nuk arriti kurrë ta donte, por që e kujton me mirënjohje: "Falë asaj eksperience mësova kuptimin e disiplinës dhe të profesionalitetit. E bëja vetëm për të paguar faturat e dritave dhe ujit, por mësova të punoja me kujdes dhe t‘i përkushtohesha në maksimum derisa ta realizoja në mënyrë perfekte".
Romani i parë, "Grimus", i shkruar kur ai ishte 32 vjeç, nuk pati ndonjë sukses të madh, por "Fëmijët e mesnatës", shkruar gjashtë vjet më pas, u bë një bestseller ndërkombëtar: shumë persona folën për "realizmin magjik" për t‘i dhënë një emër stilit të veçantë të romanit, edhe pse përcaktimi nuk e bindi kurrë. "Për disa vargje jam i kënaqur, sepse është përcaktimi i përdorur për shkrimtarët e mëdhenj si Borges, Marquez, Vargas Llosa dhe Fuentes. Megjithatë, besoj se është termi i duhur kur flas për Amerikën Jugore, ku, të paktën në pamjen e jashtme, nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor mes realizmit dhe magjisë".
Rushdie është gjithashtu skeptik rreth krahasimit me protagonistin Saleem Sinai: "Kemi shumë gjëra të përbashkëta, jemi një brez, vijmë nga i njëjti qytet, nga e njëjta lagje dhe kemi studiuar në të njëjtën shkollë. Por jemi edhe të ndryshëm nga njëri-tjetri: Saleem nuk largohet kurrë nga India dhe Pakistani, nuk është plakur pothuajse fare. Duket se ngjarjet që kanë ndodhur në vendin e tij, nuk kanë ndikuar te ai. Kur prezantova romanin, shumë lexues mbetën të zhgënjyer nga këto ndryshime".
Por është një moment në jetën e Rushdie, ku letërsia nuk ishte më pjesë e tij: kur Ajatollahi Khomeini lëshoi një fatva kundër Salman, pas publikimit të librit "Vargjet Satanike". Libri i katërt i autorit të lindur në Indi, "Vargjet Satanike", i botuar në vitin 1988, përshkruan një betejë kozmike mes të mirës dhe së keqes dhe kombinon fantazinë, filozofinë e falsitetin. Ky libër u dënua menjëherë nga bota islamike, për shkak të përshkrimit blasfemik të profetit Muhamed. Libri është ndaluar në shumë vende me shumicë myslimane dhe në 1989-ën Ajatollahi Khomeini, lideri shpirtëror i Iranit, lëshoi një dekret. Në 1998-ën, qeveria iraniane tha se nuk do të vazhdonte ta mbështeste këtë dekret, por disa grupe islamike kanë deklaruar se urdhri është i pakthyeshëm. Vetëm një vit më pas, Salman Rushdie iu kthye jetës publike.
Por ajo që ende sot ka lënë shenjë në jetën e tij, mes të tjerave, është dështimi i lidhjes me Marianne Wiggins, pasi kishte qenë një herë i martuar me Clarissa Luard. Në vazhdim Rushdie u martua me Elizabeth West, më pas me Padma Lakshmi. Ka pasur gjithashtu edhe shumë lidhje të tjera sentimentale. Që prej atij 14 shkurti të vitit 1988, ka luftuar me të gjitha forcat për të fituar lirinë, dhe vetëm së fundmi ka gjetur qetësinë e munguar, falë zgjedhjes për t‘u transferuar në një metropol si Nju Jorku. "Fatmirësisht është një vend ku mund të jetosh i qetë, edhe pse nuk ke nënshtetësi amerikane".
Salman thotë se Nju Jorku është shteti i Statujës së Lirisë. Çdo vit, në përvjetorin e dekretit, merr "një urim për San Valentinon" nga ana e fundamentalistëve që i kujtojnë se nuk e kanë harruar. Salman thekson se është më shumë një retorikë se sa një kërcënim.
Jeta e re në Nju Jork e ka frymëzuar të shkruajë sërish në mënyrë paqësore dhe me më shumë pasion, e të frekuentojë ambiente të populluara nga njerëzit. Sot ai tregon që ka ëndërruar gjithmonë të bëhet aktor dhe se gjatë viteve të fundit ka interpretuar vetveten në filmin "The diary of Bridget Jones". Gjatë kohës kur kërcënohej nga fundamentalistët, nuk është lejuar të marrë pjesë në filmin "Lulu on the Bridge", sepse kompanitë e sigurimeve nuk e merrnin përsipër rrezikun. Është lënduar shumë nga ajo eksperiencë dhe ja si shprehet në lidhje me këtë: "Kur isha i vogël, ëndërroja të merrja pjesë nëpër filmat e mëdhenj hollivudianë. Më ka shoqëruar gjithë jetës kjo dëshirë. Nuk do ta ndërroja kurrë aktrimin me letërsinë, por dua të them se kur jam në skenë, më pëlqen shumë vetja". Kinemaja e magjeps edhe si spektator. Adhuron Bergman. Për "The Millionaire", filmin e përshtatur në vendin e tij, thotë se nuk është asgjë më shumë se një spektakël. "Përderisa e përcaktoj të tillë, nuk kam asgjë për të thënë, por nëse dëgjoj të flitet për realizmin, reagoj ashpër. E njoh mirë atë botë. Nuk më pëlqen të luajmë me këtë gjë".