Jovanovic: Tadiç dështoi, të zbatojmë Planin Ahtisari
BEOGRAD-Udhëheqësi i Partisë Liberal-Demokrate të Serbisë, Çedomir Jovanovic, tha se presidenti serb, Boris Tadic, ka humbur rastin të promovojë një politikë të re të vendit, para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Jovanovic ka thënë se Plani i Ahtisarit duhet të merret si bazë për zgjidhjen e problemeve në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, por edhe në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
"Ata që thonë se nuk është e mundur një gjë e tillë, ose gënjejnë hapur, ose fshehin paaftësinë e tyre", ka thënë Jovanovic para gazetarëve në Beograd.
"Nëse tani humbasim rastin, do të mbesim edhe pa ata mekanizma të atij dokumenti që mbështesin të drejtat e serbëve në Kosovë. A do të vazhdojmë të luftojmë për atë që nuk ekziston - e kjo është shteti serb në Kosovë - apo do të fillojmë të mendojmë për serbët që jetojnë në Kosovë", është shprehur Jovanovic.
(d.b/BalkanWeb)