E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Jozefina Topalli: Duhet të ringrihemi! Linçimi nga ‘të mijtë’ ishte më e rëndë se vetë arma

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe një nga figurat e së djathtës shqiptare, Jozefina Topalli, ishte pjesë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku nuk i ka kursyer kritikat ndaj Lulzim Bashës.

Ajo u shpreh që PD-ja ishte një parti që fitonte zgjedhjet, ndërsa shtoi se kur ishin në opozitës askush nuk i quante opozitë e rreme.

“Ishim mësuar të ishim pjesë e një partie që fitonte zgjedhjet dhe sa herë që PD fitonte, ishim në gjendje të bënim ndryshime për mirë. Kemi bërë edhe gabime. Në vitet më të gjata e të vështira të opozitës para 2005, askush nuk na quajti opozitë të rremë. Nuk vinim gjoba, nuk këmbenim zarfe e nuk digjnim mandate, nuk i iknim përgjegjësive dhe nuk hidhnim gaz ndaj njerëzve tanë. Ishim mësuar të mos tërhiqeshim as nga kërcënimet”, tha Topalli.

Topalli bëri thirrje për ringritje, duke u bërë thirrje të gjithëve për të kontribuar.

 “Partia është e plagosur dhe ne duhet të dalim nga trauma e hutimi. Partia jonë është ende e plagosur. Boll e keni lënduar! Nuk kam ndërmend të ndaloj apo të qëndroj anash. Unë nuk jam larguar kurrë nga PD, ajo iku nga demokratët. Për të gjithë shqiptarët që mbështetjen e tyre, na duhet ende ta fitojmë, vërtet sot ndoshta nuk kemi arritur ende t’ju bindim për të dhënë votën, të paktën ju kemi dëgjuar heshtjen e ju kemi kuptuar mendimin, na duhet ndihma juaj, kemi vendosur të bashkohemi në vend që të ndahemi”, tha Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›