Kuvendi Kombëtar i PD, vendimet që pritet të merren

Ditën e sotme mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Kuvendi mbahet në Pallatin e Kongreseve, ku gjatë punimeve pritet të miratohen disa ndryshime në statut dhe po ashtu do të shpallet data 22 maji edhe si dita kur do të zhvillohen zgjedhjet e reja për kryetar të kësaj partie.
Në këtë Kuvend, pritet të vendoset edhe për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Rithemelimit, deri në zgjedhjen e kryesisë së PD-së.
Komisioni i Rithemelimit ka thirrur që të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së edhe figura të kësaj partie, të cilët kanë qenë kundërshtar të lëvizjes që u iniciua nga ish-kryeministri Berisha.
Në punimet e këtij Kuvendi janë të ftuar të marrin pjesë edhe Arben Imami e Jozefina Topalli, dhe të larguarit e fundit nga PD, si Rudina Hajdari e Myslym Murrizi, si dhe të gjithë deputetët e tjerë të demokratë.
/rtsh.al/