E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jozefina Topalli fushate ne Shkoder

Në 11 deputetët që ka qarku i Shkodrës 7 i fitoi Partia Demokratike. Nënkryetarja Jozefina Topalli kësaj herë kërkon fitoren e mandatit të 8-të për të garantuar qëndrimin në pushtet të së djathtës.

E anëtarësoi në PD dhe e komplimentoi për paraqitjen. Amina është një 18 vjeçare nga Guri i Zi i Shkodrës që ka një mesazh për të përcjellë.

I njëjti mesazh vjen edhe prej brezit të vjetër, veçanërisht kur kanë bërë 20 vite burg në komunizëm.

Por Jozefina Topalli kësaj herë kërkon edhe më shumë nga Shkodra e cila në 2009-n nxori 7 deputetë nga PD nga 11 që ka gjithsej. Ua sqaroi shumë qartë ndryshimin e sistemit zgjedhor për t’ia ditur siç duhet vlerën e një mandati më shumë në këtë qark, për të bërë diferencën mes alternativave.

Për Sali Berishën Topalli tha se nuk e mund askush, por fitorja duhet të ketë një qëllim

Përveç zgjedhjeve qershori sjell dhe një përgjigje për gazsjellësin transadritik. Ai kalon në greqi, shqipëri dhe itali, por përmes nëj meorandumi me mal8ine zi dhe koracinë po bëhen gati që degët e tij të shtrihen edhe në ballkanin perëndimor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›