E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misioni i OSBEODIHR konference per mediat Per 3 jave raporti i pare

Pas takimeve me ministrin e jashtëm Aldo Bumçi dhe anëtarët e KQZ-së ekipi i vëzhguesve të OSBE/ODIHR po zhvillon një konferencë për mediat, ku deklaruan se ku mision do të japë një vlerësim për situan parazgjedhore në vend pas tre javësh.
“Ekipi do nxjerrë një raport për 3 javë. Një ditë pas zgjedhjeve do mbahet konferenca për shtyp me gjetjet paraprake. Pas ditës së zgjedhjes, ekipi do rrijë në Shqipëri deri në mesin e korrikut për të ndjekur situatën paszgjedhore. Raporti përfundimtar afërsisht 8 javë pas zgjedhjeve dhe do përfshihen rekomandimet”.

Nis takimet në Tiranë misioni i OSBE-ODIHR-it
Takimin e parë, delegacioni i Vëzhguesve të ODIHR e ka pasur mëngjesin e sotëm me ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi. Në takimin që zgjati për rreth 1 orë, është diskutuar mbi procesin zgjedhor dhe punën e qeverisë në funksion të zgjedhjeve të 23 qershorit. Ministri Bumçi është shprehur se ekzekutivi është angazhuar tërësisht për zgjedhje të lira, të ndershme dhe brenda standardeve më të mira ndërkombëtare.
Më pas, delegacioni i Vëzhguesve të ODIHR, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjatë takimit me 4 komisionerët, vëzhguesit u njohën me përgatitjer që ky institucion po bën për garën elektorale të 23 qershorit.
Misioni i vëzhguesve nga Conny McCormack dhe përbëhet nga 15 ekspertë të fushës. Pritet që gjatë zgjedhjeve numri i vëzhguesve të ODIHR të mbërrijë në mbi 400 persona.

Vijon...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›