E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jozefina Topalli ne Budapest


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor në Hungari.

Temë e konferencës ishte dimensioni i intergimit, siguria, sfidat ekonomike dhe perspektiva e Ballkanit Perëndimor. Zonja Topalli tha në fjalën e saj se në raport me temën e sigurisë, një peshë të veçantë në konteksin që po kalon bota merr modeli ekonomik dhe kolona kryesore e sigurisë është ekonomia e vendit.
 
Qëndrueshmëria jonë ekonomike vijoi zonja Topalli na bën të ndjehemi mirë, por mbi të gjitha duhet ta konsolidojmë akoma më shumë. Duke vlerësuar këtë konferencë kryetarja Jozefina Topalli tha se është një iniciativë e vlefshme përmes së cilës vendet e Europës Qendrore përmes Hungarisë, kanë vendosur në prioritetet e tyre proceset integruese.
 
Në fjalën përmbyllëse të Konferencës, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, Laslo Kover, vlerësoi Shqipërinë që sipas tij ka ecur përpara dhe ka bërë hapa konkrete duke shtuar se në rrugën e integrimit europian Shqipëria ka mbështetjen e Hungarisë.

Gjatë konferencës, kryetarja e Kuvendit zhvilloi takime me homologët e saj rajonalë duke i njohur ata me zhvillimet më të fundit në vend. Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor u mbyll me një pritje të organizuar në pallatin presidencial, ku kryetarja Topalli bisedoi me presidentin hungarez Pal Shmid për çështje të interesit reciprok.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Dule: Zgjedhje të reja në 2012
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule është konkret, kur thotë se për dështimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidatit, përgjegjësia nuk mund të mbetet jetime: Sërish Berisha, kërcenon Tahirin
Tre vjet nga incidenti me deputetin Taulant Balla, Kryeministri Sali Berisha është bërë sërish protagonist me të njëjtin kërcënim, vetëm se këtë herë me një deputet tjetër të opozitës. Sequi në “Top Story”: Përse BE refuzoi Shqipërinë
Një dite pas raportit kritik të Brukselit, që la sërish “në klase” Shqipërine, në ”Top Story” flet ambasadori i Komisionit Europian, Ettore Sekui. PS: Taksat e Bashës? Mashtrim
Nje dite pas fjales se kryetarit te bashkise, keshilltaret socialiste ne Keshillin Bashkiak i konsiderojne mashtrim propozimet per heqjen e 60 taksave dhe tarifave, pasi sipas tyre qytetaret e Tiranes sot paguajne vetem nje takse, e cila nuk eshte ulur. Reforma, PDIU: Duam proporcional kombëtar
Në Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, që rëndom njihet si partia e camëve, i kanë idetë e qarta. Popullsia came më shumë se sa e përqëndruar gjeografikisht në një zonë të caktuar, është e shpërndarë në tërë territorin. Ndaj camët duan një sistem proporcional kombëtar, që të marrin maksimumin nga këto vota.

Lajmet kryesore

Fyle: Raporti, një zile alarmi
Komisioneri për Top Channel: Nuk u plotësua asnjë kriter
Sequi në “Top Story”: Përse BE refuzoi Shqipërinë
Boshtinaru: Berisha duhet të bëjë kthesë
Topi: Kjo politikë nuk i duhet Shqiperisë
KE ngel Shqipërinë, Berisha: Ja arritjet tona

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›