Driteroi 80 vjec urime nga Berisha Topalli e Basha

Më 13 tetor 1931, familja Agolli në Menkulas të Devollit, u shtua me djalë. Emrin ia vunë Dritëro, ndërsa shumë vite më pas, ai bëri emër me penën e tij si shkrimtar. Për shumëkënd është një nga ata socialistët e thekur, por të gjithë e njohin për vendin e veçantë në letrat shqipe. Dritëro Agolli mban titulllin “Nderi i Kombit” dhe vepra e tij letrare është përkthyer në dhjetëra vende të botës.
I gjendur shpesh dhe i paragjykuar mes regjimit të dikurshëm dhe lexuesit të tij, na dhuroi vepra të rralla në të gjitha zhanret si në poezi, publicistikë, dramë, skenare filmash dokumentarë dhe artistikë. Gjithnjë duke qëndruar besnik i frymës së tokës nga e cila u ngjiz, por duke rrokur e ngritur në art universalen. Aq sa shkrimtari dhe kritiku frëng, Alen Boske e konsideroi “një autor që meriton famë europiane”.
Sot në 80-vjetorin e lindjes, atij i erdhën shumë urime dhe fjalë mirënjohjeje. Kryemistri Sali Berisha i dërgoi një buqetë me lule dhe një dedikim që u lexua nga akademiku Gudar Beqiraj.
Urime ka përcjellë edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ndërsa Ministri i Kulturës Aldo Bumci e ka quajtur veprën e Agollit antikonformiste dhe që ka përballuar censurën sistemit të shkuar. “Agolli është një personalitet me vizion të kthjellët dhe i pandikuar nga interesat e castit”, ka thënë ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës, i cili ia kë bërë urimet në shtëpi shkrimtarit të madh.
“Ne mësojmë më të mirën nga përvoja juaj sepse pa përvojë s’mund të ecim përpara. Në emër të bashkisë së qytetit të Tiranës dhe gjithë qytetarëve, si qytetar nderi t’ju uroj jetë të gjatë dhe lumtur juve, zonjës Sadie”, tha Kryetari i Bashkisë, Basha.
“Ajo që spikat në krejt korpusin letrar të Dritëro Agollit ka të bëjë faktin se në është menduar, krijuar dhe shkruar në notat e një dashurie përkushtimi të lartë për vendin dhe bashkëkombasit e tij. Në veprat e Dritëroit, në ato që mundën t’i shpëtojnë haraçit të censurës së kohës gjejmë Shqipërinë dhe shqiptarin, ashtu siç ka qenë dhe vazhdon të jetë me të gjitha ngjyrat, kjo sepse Dritëroi me talentin dhe intuitën e tij krijuese ka depërtuar thellë në gjenezën dhe botëkuptimin e traditës shqiptare”, tha ministri i Kulturës, Aldo Bumçi,
Në pritjen që organizoi Akademia e Shkencave, vetë shkrimtari Agolli i falenderoi të gjithë pa fund. “Por koha ku jetojmë – tha ai - duhet t’i vlerësojë njësoj të gjitha figurat”.
“Duhet një kujdes për njerëzit e kulturës, artit, shkrimtarë dhe artistë që do të jetojnë nuk do të kenë merakun që nuk do t’i respektojnë njerëzit që kanë përgjegjësi në pushtet. Kështu që ky nuk është fenomen i një ane, vetëm i qeverisë por i gjithë elementeve që bëjnë pluralizmin”, tha Agolli.
Në ceremoni personalitete të fushës së letrave shqipe ndanë jo vetëm urimet për të, por kujtuan edhe veprat e tij, ku gjithnjë veçohet të qënit shqiptar dhe fjala e pastër shqipe.
Julia Bardhushi