Jozefina Topalli, photoshop për kopertinë
Share
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk ngurron që herë pas herë të shfaqet edhe në kopertina revistash. Kësaj here ajo është shfaqur në kopertinën e revistës kosovare, Teuta, në të cilën ka folur për familjen dhe karrierën.
Ajo që bie në sy, është fakti se Topalli duket shumë më e re në foto dhe pa asnjë rudhë, ndryshe nga sa është në të vërtetë. Në këtë rast, revista ka vendosur që të përdorë photoshop, në mënyrë që Topalli të duket se më e re dhe sa më tërheqëse.