E Diel, 1 Nëntor 2026

Jozefina Topalli takohet sot me Sekretari i Komisionit te Venecies Thomas Markert.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti sot ne takim delegacionin e perbashket te Komisionit te Venecias dhe ODIHR delegacion i kryesuar nga Sekretari i Komisionit te Venecias z. Thomas Markert.

Kryetarja e Kuvendit falenderoi Komisionin e Venecias dhe ODIHR-in per ndihmen dhe mbeshtetjen gjate viteve te fundit ne hartimin e ligjeve te rendesishme te Kushtetutes te ceshtjes se imuniteteve dhe vecanerisht persa i perket reformes zgjedhore.

Takimi u fokusua ne punen per reformen e ardhshme zgjedhore.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se

Puna per reformen zgjedhore duhet te nise sa me pare. Qe ne fillim te ketij sesioni parlamentar ftesa ime si Kryetare e Kuvendit ka qene e hapur per te nisur nga puna pa humbur kohe. 53 rekomandimet e ODIHR-it jane reforma zgjedhore. Mazhoranca eshte shprehur e gatshme jo vetem te nise nga puna ne nje komision te perbashket parlamentar por edhe te jape voten e saj per propozimet e opozites te bazuara ne rekomanimet e ODIHR-it dhe Komisionit te Venecias pas verifikimit nga keto te fundit.

Reforma zgjedhore eshte gjithnje ne kalendarin e punes se Kuvendit dhe shpresoj qe opozita ti pergjigjet sa me pare ofertes per te ngritur Komisionin ad-hoc per reformen zgjedhore.

Duke ndare te njejtin mendim me Kryetaren e Kuvendit zoti Markert tha se

Reforma zgjedhore eshte nje proces parlamentar qe duhet te behet permes nje komisioni parlamentar. Puna per kete reforme duhet te nise sa me pare.

Me tej Kryetarja e Kuvendit duke falenderuar Komisonin e Venecias per oponionin lidhur me ligjin per imunitetet theksoi se jemi te gatshem qe sa me pare te votojme ligjin per imunitetet dhe shpresojme qe opozita te jape voten e saj bazuar ne opinionin e dhene nga Komisioni i Venecias.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›