Biberaj Presidenti Topi me mbarimin e mandatit do te krijoje parti

Per here te pare pranohet publikisht se Bamir Topi do te krijoje nje parti te re menjehere pas mbylljes se mandatit presidencial duke mbledhur rreth figura te njohura te Partise Demokratike. Mes tyre do te jete edhe ish deputeti dhe ish anetari i kryesise se PD-se Aleksander Biberaj.Biberaj nuk e fsheh per asnje moment mbeshtetjen ndaj projektit te ri te Bamir Topit per krijimin e nje partie te re. Per kete ish antari i kryesise se PD-se ka argumentat e tij bindese. Konkretisht ai shprehet se aktualisht nuk ka nje PD ndaj e quan imediate dhe te domosdoshme riformatimin e se djathtes.