E Diel, 1 Nëntor 2026

Ju jeni gjenetikisht të nënshtruar. Refuzoj të jetoj në këtë vend

Share

Njeriu që i mbijetoi Holokaustit dhe komunizmit ka vendosur të lërë Hungarinë. Lajmi ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në vend dhe është i fundmi në radhën e skandaleve politiko- kulturore në Hungari që kur në pushtet erdhi Viktor Orban. Siç raporton Deutsche Welle: Në fillim të marsit shkrimtari 79 vjeçar hungarezo-hebre, Akos Kertesz, kërkoi azil në Kanada. Në një gazetë javore amerikano-hungareze, ai bëri një deklaratë të shkurtër. “Unë vendosa me shumë e vështirësi për të ndërmarrë këtë hap, sepse gjuha hungareze është jeta ime. Hungaria është vendi im i lindjes, shtëpia ime. Unë shpresoj se një ditë do të mund të kthehem në një Hungari demokratike, tolerante dhe humane.” Që atëherë shkrimtari hesht.

Para se të largohej, shkrimtari hungarezo- hebre kishte bërë një artikull që kishte nxitur reagime të shumta. “Hungarezi është gjenetikisht i nënshtruar. I lumtur ai shkërryhet në baltën e diktaturës, hungëron, gëlltit ushqimin dhe nuk do ta pranojë se do ta therin. Ai nuk do të mësojë të punojë, ai është në gjendje të ketë vetëm zili, ai e mbyt atë tjetrin, që arrin diçka me punë, studim dhe risi.”

Fjalë të ashpra. Por ata përgjithësisht nuk janë larg asaj, që shumë hungarezë ia atribuojnë me vetëironi karakterit kombëtar hungarez, me gjithë tiparet pozitive të tij. Një farë tendence për xhelozi dhe rehatllëk. Pavarësisht nga kjo artikulli pati si pasojë thirrje histerike të konservatorëve dhe ekstremistëve të djathtë, tema mbisundoi me javë të tëra mediat. Kertész e tërhoqi fjalinë më të kritikuar “hungarezi është gjenetikisht i nënshtruar”. Megjithatë atij iu hoq titulli i qytetarit të nderit të Budapestit, diskutohej edhe heqja e çmimeve të tjera, partia e ekstremit të djathtë Jobbik, gjithsesi e dyta forcë e fuqishme politike në vend, bëri thirrje për padi për tradhti ndaj atdheut.

Plot pesë muaj Kertész rezistoi. Sipas të dhënave të tij, ai është kërcënuar shpesh verbalisht dhe fizikisht, me postë, me telefon, në rrugë, në një banjë publike. Pas largimit të tij komentatorët në shtypin pro-qeveritar i dërguan pas thirrje keqdashëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›