E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jugu i Serbise dhe ideja e ndarjes se Kosoves

Lideri i Partise Demokratike te Shqitpareve ne jug te Serbise Ragmi Mustafa eshte nje prej atyre qe angazhohet hapur per bashkimin e Presheves Medvegjes dhe Bujanocit me Kosoven. Per programin serb te Radios Deutsche Welle ai thote se e ka pritur me gezim idene e shefit te socialisteve dhe zevendeskryeministrit te Serbise Ivica Daciq per ndarjen e Kosoves dhe percaktimin e kufijeve mes Serbise dhe Kosoves. bdquoNe qofte se Daciqi do te jete qind per qind pragmatik atehere duhet te jete i gatshem edhe per ndarjen e Serbise ne menyre qe Presheva Medvegja dhe Bujanoci te bashkohen me Kosoven ndersa veriu i Kosoves te bashkohet me Serbine pohon Mustafa.

Ai eshte i mendimit se pikerisht shkembimi i territoreve eshte zgjidhja me e mire per perfundimin e tensioneve ne Ballkan. bdquoKjo eshte absolutisht zgjidhja me e mire ne qofte se duam zgjidhjen e problemeve mes shqiptareve dhe srbeve. Vetem ne kete menyre Prishtina dhe Beogradi mund te vendosin raporte te perhershme te mira fqinjesore. Keshtu do te deshmonin para botes se jane te gatshem te bejne kete hap precedent thote kryetari i komunes se Presheves Ragmi Mustafa.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zonat e trupave ne Kosove

Edhe Dushan Janjiq eshte i mendimit se ideja per perkufizimin e shqiptareve dhe serbeve eshte e mire por per nje gje te tille eshte teper heret. bdquoMe pare duhet te futemi ne NATO dhe BE. Pas futjes ne keto organizma mund te shtrojme edhe ceshtjen e kufijve te ri flamujve te ri dhe ti pranojme ato. Pra per njohjen e pavaresise duhet te merremi vesh diten e pare pas pranimit ne BE pohon Janjiq.

Serbet ne Kosove dhe shqiptaret ne jug te Serbise po vazhdojne nderkohe te perfitojne politikisht me letren e nacionalizmit dhe perkufizimit te shteteve. bdquoNe kete momet nuk mund te perjashtoj asnje prej rreziqeve ne luginen e Presheves. Nuk e perjashtoj mundesine e protestave incidenteve sporadike te armatosura dhe as rrezikun e aksioneve te deshtuara nga Beogradi pohon ai.

Janjiq rikujton edhe kerkesen shekullore te shqiptareve qe te jetojne ne nje shtet te bashkuar ne Ballkan. Ragmi Mustafa eshte i mendimit se nje ide e tille eshte reale. bdquoNatyrisht qe nje gje e tille eshte e domosdoshme sikur qe eshte bere edhe bashkimi i dy Gjermanive thekson Mustafa.

Autor Milica Ivanoviq/ BahriCani

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›