Mbas 5 vjetesh pavaresi e Malit te Zi

Pese vitet e fundit kane kaluar ne shenje te tendosjeve dhe mosmarreveshjeve te shumta mes Podgorices dhe Beogradit. Ne esence Serbia kurre nuk e ka pranuar realitetin qe Mali i Zi eshte nje shtet i pavarur. Kjo shihet nga strategjite e shumta te serbeve qe jetojne ne Mal te Zi te cilet jane nen influencen e drejteperdrejte te Beogradit. Serbine gjate ketyre viteve e ka zemeruar krysisht njohja e pavaresise se Kosoves prej Podgorices zyrtare.
Raportet mes Serbise dhe Malit te Zi jane tronditur edhe nga pohimet e shume zyrtareve serbe se Podgorica nuk eshte e interesuar te bashkepunoje ne luften kunder kriminalitetit te organizuar qe manifestohet me moskapjen e te shumekerkuarit Dushko Shariq i cili akuzohet ne Serbi per kontrabandimin e 200 kilogrameve kokaine.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Trazira ne Mal te Zi pas njohjes nga pavaresia e Kosoves
Gazetari dhe analisti Drashko Gjuranoviq pohon se raportet politike mes Serbise dhe Malit te Zi prej shpalljes se pavaresise jane te keqija. Ne projektin nacionalist serbomadh Mali i Zi eshte gjithmone nje territor i deshiruar. Ne Podgorice ekziston frika nga e ashtuquajtura Serbi imeperialiste qe verehet edhe sot e kesaj dite. Krahasur me te gjitha vendet tjera te rajonit Mali i Zi i ka raportet me te keqija me Serbine thote ai.
Per keto pese vite Mali i Zi ka perparuar me shume se Serbia ne rrugen drejt afrimit me Bashkimin Evropian. Beogradi vayhdon te kete probleme te shumta ne bashkepunimin me Tribunalin e Hages per krime lufte ne hapsirat e ish - Jugosllavise si dhe ne zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves. Mali i Zi ndryshe nga Serbia nuk ka ceshtje te hapura me vendet e rajonit. Te dhenat ekonomike deshmojne se rroga mesatare ne Mal te Zi eshte rreth 500 euro qe eshte dukshem me shume se mesatarja ne Serbi prej rreth 340 euro. Serbia ka probleme te medha me inflacionin prej rreth 10 per qind ndersa Mali i Zi ku si monedhe zyrtare perdoret euro ka nje inflacion vjetor prej 05 . Serbia ka qene me e goditur nga kriza ekonomike dhe vuan nga nje papunesi me te madhe se vendi fqinj.Bildunterschrift Milo Gjukanovic
Por kjo nuk do te thote se Mali i Zi eshte nje vend ku te gjitha gjerat kane lulezuar pas shpalljes se pavaresise. Ekonomia e vendit vazhdon te kete probleme te medha. Shume sipermarrje punojne vetem duke i falenderuar ndihmave te shtetit. Nuk ka perfunduar asnje prej projekteve te medha ne infrastrukture vendi varet nga importi kryesisht nga Serbia nderkohe qe pjesen me te madhe te turisteve ne kete vend vazhdojne ta perbejne mysafiret nga Serbia.
Gjithnje e me shume flitet edhe per mundesine qe Serbia dhe Mali i Zi te kerkojne se bashku investime prej institucioneve nderkombetare financiare per ndertimin e autostrades dhe hekurudhes Tivar - Beograd.
Profesori Predrag Simiq nga Beogradi pohon se retorika gjate pese viteve te fundit ka qene shpesh e nxehte por vete fakti qe ne relacionin Podgorice - Beograd kemi shtate - tete fluturime ne dite deshmon se raportet mes njerezve dhe raprotet ekonomike mes vendeve jane shume me te mira se sa ato politike.Bildunterschrift Boris Tadic dhe Filip Vujanovic
Presidenti i Malit te Zi Filip Vujanoviq deklaroi se pas referendumit te vititit 2006 Mali i Zi ka krijuar nje emer te mire ne qarqet nderkombetare por ka mundur te behet edhe me shume ne tejkalilmin e dallimeve te brendshme. Ekspertet thone se pushteti ne Podgorice nuk ka ndryshuar ne 20 vitet e fundit. Millo Gjukanoviqi vazhdon te jete personi me influencen me te madhe ne vend sepse pushteti eshte perqendruar ne duart e nje grupi njerezish te afert me Gjukanoviqin. Nderkohe qe opozita pa ndonje influence te madhe me shume eshte e drejtuar drejt Beogradit se sa Malit te Zi.
Autor Vesna Rajkovic/BahriCani
RedaktoiAida Cama