Jugu i beson kandidatëve të majtë, 14 bashkitë e Vlorës dhe Gjirokastrës i mbeten PS (Rezultatet e sondazhit)
Sondazhi i publikuar nga Newsbomb.al më datë 15 Prill është mbyllur paraditen e kësaj të mërkure, datë 10 Maj, ashtu siç ishte njoftuar. Nga mijëra vota të qytetarëve dhe lexuesve tanë, bie në sy një avantazh i fortë i Partisë Socialiste në gjithë vendin.
Në 14 bashkitë e qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër pritet të mos ketë surpriza, sipas sondazhit, pasi pritet të rikonfirmohen drejtuesit aktualë të Partisë Socialiste, por dhe ata që garojnë për herë të parë nën siglën e kësaj force politike.
Rezultatet e sondazhit per bashkite e Qarkut Vlore
Ermal Dredha për Vlorën dhe Olti Çaçi për Sarandën, dy emra të rinj të Partisë Socialiste për bashkitë më të rëndësishme të Qarkut të Vlorës, duket se janë pritur mirë dhe qytetarët i kanë votuar ata si kandidatë të preferuar, përballë atyre të opozitës.
Po ashtu, edhe Qarku Gjirokastër nuk rezervon surpriza. Dy bashkitë më të mëdha, Gjirokastra dhe Tepelena pritet të drejtohen përsëri nga Flamur Golemi dhe Tërmet Peçi. Edhe në bashkitë e tjera të këtij qarku, qytetarët dhe lexuesit e newsbomb.al kanë zgjedhur si të preferuar kandidatët e PS.
Rezultatet e sondazhit per bashkite e Qarkut Gjirokaster
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
