E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ka raportime për blerje votash", Kim mesazh të qartë: Të merren masa për partitë

"Ka raportime për blerje votash", Kim mesazh të qartë:

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

Ajo u shpreh se ka raportime për blerje dhe shitje votash dhe se për këtë autoritetet duhet të bëjnë të bëjnë punën e tyre. Kim tha se nëse dikush thotë se po blen vota për një parti, atëherë për partinë në fjalë duhet të merren masa.

“Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritet do të bëjnë detyrën e tyre, nëse disa po thonë se po blen vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime”, tha Kim.

Kujtojmë që ky reagim i Kim vjen pasi ditën e djeshme u shoqërua në polici një grua pasi dyshohet se po blinte vota për kandidatin e koalicionit “ Bashkë Fitojmë” në Mallakastër, ndërsa sot u arrestua një 52-vjeçar në Tiranë, pasi dyshohet se blinte vota për “ Partinë e Lirisë”.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›