Julian Assange humbet edhe apelin kundër ekstradimit
Share
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange ka humbur betejën në Gjykatën Supreme kundër ekstradimit të tij në Suedi, ku do përballet me akuzat për abuzim seksual.
Ekipi ligjor që mbron Assange thotë se ka edhe një mundësi për të rihapur çështje. Vetë themeluesi i Wikileaks, i cili është në liri me kusht në Britani, nuk ishte i pranishëm në seancë. 40 vjeçari nga Australia është akuzuar për përdhunimin e një gruaje dhe keqtrajtim seksual të një tjetre në Stokholm në gusht të vitit 2010. Ai pretendon se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.