E Diel, 1 Nëntor 2026

Raundi i dytë për presidentin, vendoset nesër kur do votohet

Share

(E PERDITESUAR)- Kuvendi do të vendosë nesër nëse raundi i dytë i votimit do të jetë data 4 apo 5 qershor, ku kjo e fundit është kërkuar nga opozita.

Në sqarimin e Kuvendit theksohet se, “Konferenca e Kryetarëve gjykoi që për mungesë konsensusi, zgjedhja e njërës prej këtyre alternativave duhet të bëhet sipas rregullores në seancën e nesërme parlamentare”.

Sipas deklaratës së Kuvendit, “në konferencë u morën në shqyrtim të gjitha opsionet e mundshme që lejon rregullorja dhe në përfundim shumica e anëtarëve të Konferencës mbështetën propozimin që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Shqipërisë të zhvillohet ditën e hënë, dt. 04.06.2012, ora 10:00.

anëtarët që i përkasin grupit politik të Partisë Socialiste nuk dhanë konsensus për këtë datë pasi kërkuan zhvillimin e seancës ditën e martë, dt. 05.06.2012, ora 10:00“.

Procedurat


Në Kushtetutë është vendosur që procesi i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të bëhet në pesë raunde nëse zgjedhja nuk arrihet në raundin e parë dhe kandidatët të marrin 84 vota të deputetëve të pranishëm. Votimi për zgjedhjen e kreut të shtetit do të kryhet çdo shtatë ditë, derisa kandidatët që do të jenë në garë të sigurojnë një mbështetje maksimale. Çdo votim do të kryhet në mënyrë të fshehtë dhe pa debat. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni, thuhet në nenin 86 të Kushtetutës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›