Julian Lekocaj: "Biznesmenet" e muzikes po shkaterrojne artin me gustot qe mbajne emrin "para" Yllka Selita
Ai eshte nje nga kengetaret e rinj, por me disa pjesemarrje ne aktivitete te ndryshme kombetare dhe nderkombetare. Emri i tij eshte bere i njohur edhe si nje nga kater konkurrentet finaliste ne konkursin "Miss dhe Mister Albania", ne vitin 2001. Ky eshte Julian Lekocaj, i cili sot ushtron profesionin e ekonomistit, por pasioni i tij per muziken eshte po aq i madh, sa edhe per profesionin e tij. Me 19 Qershor 2011, ai u zgjodh per te perfaqesuar Shqiperine ne "Turcke Vizyon", realizuar ne Denizli,Turq, nga stafi turk, pas nje seleksionimi kengetaresh shqiptare, nepermjet videove ne You tube, te sugjeruara nga stafi i Radio Televizioni Shqiptar. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", Juliani rrefen jeten e tij dhe pse ai, me nje ze aq te vecante, nuk eshte nder emrat me te njohur te muzikes se lehte.
Ju jeni nje kengetar i ri dhe jo me shume vite karriere mbi supe. Kur keni filluar te merreni me muzike per here te pare?
Qe i vogel, kam studiuar ne Pallatin e Pioniereve ne kursin e violines, ku me pranuan, sepse kisha shume vesh muzike. Me pas, u angazhova me korin e shkolles edhe ne shkollen e mesme, pasi merrja rregullisht pjese ne evenimentet qe organizoheshin. Realizova nje projekt-videoklip me Fondacionin "Skanderbeg", ne ndihme te Kosoves, ne vitin 1998. Ishte eksperienca ime e pare, ne realizimin e nje kenge me permasa nderkombetare, pasi ky klip shfaqej jo vetem ne RTSH, por u shpernda edhe me shitjen e gazetave ne Itali dhe France. Me pas, gjate konkurrimit tim ne spektaklin "Miss dhe Mister Albania", ne vitin 2001, vec konkurrimit si Mister, performova edhe si kengetar. Kjo qe nje trampoline shume e mire per mua, pasi me hapi dyert ne konkurrimin tim ne festivalin "Kenga Magjike", per here te pare, si nje kengetar debutues.
Pse nuk jeni shume prezent ne aktivitetet e kenges?
Eshte shume e thjeshte: tashme situata e muzikes shqiptare eshte ne duart e nje pjese apo me sakte, e nje rrethi te ngushte individesh te cilet e kane kthyer muziken shqiptare ne monopol. Per fat te keq, per arsye te miat, nuk kam arritur te behem pjese e tyre dhe per kete gje, jam jashte aktiviteteve qe ata realizojne.
Keni marre pjese disa here ne festivalin e fundvitit, eshte nje pergjegjesi e madhe. C'mund te na thoni per kete eksperience?
Festivali Kombetar eshte nje pergjegjesi e madhe, por qe ndahet mes kengetarit dhe stafit realizues te ketij festivali. Nga eksperienca ime mund te them se nuk kam mbetur shume i kenaqur nga kushtet teknike qe ky festival ofron, me stafin dhe aparaturat qe ata vene ne dispozicion te artisteve. Tashme pjesemarrja ne kete festival eshte me risk te madh, pasi sado i afte te jesh qe te kendosh, ne skenen pa akustike te Pallatit te Kongreseve, mungojne edhe elementet me kryesore per kengetarin, kthyesat (bokset ku kengetari monitoron veten) apo kufjet, qe here pas here, iu shkeputet degjimi, do te dalesh njesoj si nje kengetar amator. Kjo eshte edhe nje nder arsyet themelore perse nje pjese e mire e kengetareve nuk zgjedhin me te performojne ne kete skene, pasi deshtimi eshte me se i sigurt.
Cfare ju pengon per te qene me shume prezent ne skenat apo ekranet televizive?
Me pengojne njerezit, me pengojne hipokrizite, qe jane te shumta rreth e qark dhe sidomos, ne art. Tashme, audienca shqiptare eshte e diktuar nga muzika qe ben dikush apo disa njerez te caktuar, te cilet realisht bejne biznes dhe nuk kultivojne vlerat e verteta te artit. Ata vetem po e bombardojne rinine cdo dite me rrymen e gabuar te muzikes dhe detyrimisht, kjo ndikon ne kultivimin e muzikes ndermjet brezave. Kjo sjell qe muzika ime dhe e disa kengetareve te tjere qe njoh, te mos perfillet dhe te kete nje numer shume te vogel degjuesish apo adhuruesish.
Por mbi te gjitha, ne Shqiperi, mungon nje ligj qe ne pjesen me te madhe te botes se muzikes funksionon rregullisht. Ligji i te drejtave te autorit. Nese do te ekzistonte ky ligj, atehere do te flisnim ndryshe dhe sigurisht qe shume gjera do te ishin ne favor te artisteve dhe jo te "biznesmeneve", qe po shkaterrojne artin shqiptar me gustot e tyre qe e kane emrin "para".
Sa e veshtire eshte per nje kengetar te ri, qe te ece perpara ne boten e shoubizit?
Pikesepari, sot, nese do te behesh nje artist, duhet te kesh xhepin plot. Sa do i talentuar te jesh, do te vije nje moment qe do te harrohesh. Sepse si ne cdo fushe te jetes ne Shqiperi, keshtu funksionon edhe ne art. Te gjithe ne, artistet, e dime shume mire, pavaresisht se nje pjese e madhe e jona pohojne ne heshtje, pasi te tilla i kane interesat. Mund te them se per nje kengetar te ri eshte shume e veshtire te ecesh perpara, sidomos ketu te ne. E them kete pasi kam pasur fatin te dal edhe ne skena te huaja. Me e fundit ka qene pjesemarrja ime ne nje eveniment ne Denizli (Turqi), transmetuar nga Televizioni TRT, ku pas nje spektakli te suksesshem, jo vetem qe u pritem si njerez te artit nga i gjithe stafi i organizimit dhe audienca, por me jane shtuar gjithashtu mjaft fansa turq, nderkohe qe menjehere mora edhe 2 oferta per te punuar me menaxhere te huaj, rumun dhe rus. Aktualisht jam akoma ne kontakt me ta per realizimin e 2 projekteve te ndryshme qe ata kane, per nje tur koncertesh. Ajo cfare dua te them, eshte se ne Shqiperi jane te pakte menaxheret, njerezit qe duan te punojne per te ngritur artin e vertete dhe per t'i hapur dyert brezave te rinj, per te treguar vlerat qe ata kane.
Mendoni se po te ishit vajze do ta kishit me te lehte, per te bere karriere?
Mendoj se po te isha vajze e bukur, plot me para dhe me deshire per te ofruar gjithcka ne kembim te suksesit, besoj se te gjitha dyert do te ishin te hapura per mua.
Me cfare po merreni momentalisht ?
Momentalisht, punoj si ekonomist privat, jam duke vazhduar studimet per doktorature. Kam nje studio timen, ku edhe kaloj kohen time te lire, sa here qe kam mundesi. Kam nje grup timin me disa djem te talentuar, me te cilet marrim pjese neper evenimente live. Jam ne bashkepunim e siper me 2 menaxheret e siperpermendur dhe po realizoj disa kenge ne gjuhe te huaj, me qellimin qe te provoj veten edhe ne tregjet e industrine muzikore boterore.
Po statusi juaj, cili eshte, beqar, i dashuruar....?
Statusi im eshte i fejuar, me unaze ne gisht.
A keni nje kompozitor tuajin me te cilin bashkepunoni?
Kam shume miq me te cilet shkembej mendime dhe ide mbi kenget e mia apo edhe mbi kenget e tyre, por nuk mund te them se kam nje kompozitor, i cili punon per te krijuar per mua, edhe pse jam i mendimit se do te ishte dicka e mire, pasi jam koshient se nuk mund te behet gjithcka vete. Ne fakt, deri tani, pjesen me te madhe te kengeve i kam kompozuar vete, por cdo artist duhet te bashkepunoje me dike, sidomos me emrat e njohur, sepse ndryshe nuk mund te eci perpara, do te mbetet larg dhe i harruar, sado i talentuar te jete.
Si nis nje dite e juaja e javes?
Dita nis me nje kafe te mengjesit, me miqte e mi ekonomiste dhe vazhdon me pas me orarin e punes e me tutje perfundoj ne palester. Per ta mbyllur diten kryesisht, jam ne studio duke krijuar muzike ose duke bere prova me grupin tim.
Cfare prisni nga viti 2012?
Nga viti 2012 pres qe planet qe une kam, te shkojne ashtu sic deshiroj. Gjithmone me shpresen kokeforte te kengetarit, i cili nuk heq dore nga pasioni i tij, qe eshte arti i te kenduarit, packa deluzioneve qe perjeton nga arsye te ndryshme, qe cdokush nga artistet eshte koshient per cka ndodh. Kete vit po punoj per te realizuar 2 kenge te reja, qe do te jene pjesemarrese ne dy evente artistike.
A keni dicka qe ju ka mbetur peng apo qe ia keni vene vetes qellim se do e realizoni patjeter?
Pas realizimit te klipit tim te pare "Jeta Ime", ne bashkepunim me studion grafike "ID Production", te vetesponsorizuar. Kam deshire qe te realizoj nje klip te dyte, per nje nga kenget qe po pergatis ne pjesemarrjet e mia te radhes jashte Shqiperise. Kenga do te jete ne gjuhen angleze me titull "Queen of my Heart", te rrymes pop dance dhe aktualisht, jam ne kerkim te nje sponsorizimi minimal, qe do te me ndihmonte sadopak ne realizimin e ketij klipi.