Kriza ja si u ndikua ekonomia e Shqiperise
Efektet e situates se pafavorshme boterore jane ndjere ne ekonomine shqiptare. Ne aspektin e shperndarjes sektoriale ekonomia shqiptare ka reaguar ne menyre asimetrike ndaj krizes ekonomike e financiare boterore. Banka e Shqiperise vlereson se sektori i ndertimit i cili ka qene nje motor i fuqishem i rritjes ekonomike deri ne vitin 2008 ka frenuar dukshem ritmet e zhvillimit te tij duke shfaqur edhe shenja kontraktimi. Nga ana tjeter sektori i industrise ka perfituar gjate kesaj periudhe ne saje te konjuktures se favorshme te cmimeve ne tregjet boterore nje vemendjeje me te madhe te tregjeve te huaja ndaj ofruesve te produkteve me kosto te ulet. Se fundi sektori i sherbimeve ka reflektuar me nga afer ecurine e kerkeses se brendshme duke shfaqur nje qendrueshmeri me te madhe te ritmeve te rritjes dhe duke zbutur luhatshmerine e aktivitetit ekonomik ne vend. Banka e Shqiperise vlereson se ne aspektin e ekuilibrave makroekonomike ekonomia shqiptare vijon te mbetet e ekspozuar ndaj zhvillimeve ne tregjet e huaja te kapitalit si pasoje e deficitit relativisht te larte te llogarise korrente. Po keshtu rritja e kredive me probleme dhe luhatjet ne zhvillimin sektorial e kane shtyre sistemin bankar drejt rishikimit ne kahun shtrengues te kushteve dhe te praktikave kredituese duke shfaqur nje tendence me te forte seleksionuese drejt planeve te biznesit dhe duke rritur masat e prudences ne kredidhenie.