Juljan Shehu shënon një tjetër gol në Poloni

Mesfushori i kombëtares shqiptare Juljan Shehu po kalon një moment shumë të mirë dhe me paraqitjet e tij është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Vidzev Lodsit.
26-vjeçari ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin polak. Shehu ka shënuar golin e vetëm të Vidzev Lods në barazimin 1-1 përballë Visla Plok.
Ky është goli i dytë që mesfushori shqiptar shënon në kampionat, në 4 ndeshje që është aktivizuar.