Junajtid, Rangnik hedh peshqirin: Një katastrofë, u kërkoj falje

Manchester United nuk do të marrë pjesë në Champions League 2022/23. Pas 0-4 të pësuar ndaj Brighton në Premier League, Djajtë e Kuq kanë humbur matematikisht trenin për katër vendet e para. Një paraqitje tronditëse për të cilën përgjegjësinë e mori trajneri Ralf Rangnick, i cili do të largohet në fund të sezonit për t’i lënë vendin ten Hag: “Ishte një katastrofë nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Mund t’i kërkojmë vetëm falje tifozëve”. Ndërkohë, klubi do të ulë pagat e lojtarëve.
Nëse qëndron te United, Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në Champions League për herë të parë në 19 sezone radhazi. “Sezoni për t’u arkivuar – tehskoi Rangnick – ishte një paraqitje e tmerrshme dhe një rezultat poshtërues”.