Këshilli i Sigurimit i OKB: Mbështesim sekretarin Guterres në lidhje me Ukrainën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së foli për herë të parë me një zë të unifikuar për Ukrainën që kur Rusia filloi luftën e saj mbi dy muaj më parë, duke shprehur mbështetje për përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres për të ndërmjetësuar paqen.
“Këshilli shprehu shqetësim të thellë në lidhje me ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë dhe kujtoi që të gjitha shtetet anëtare kanë marrë përsipër, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, detyrimin për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre ndërkombëtare me mjete paqësore. Këshilli i Sigurimit shpreh mbështetje të fortë për përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore“, thuhet në një deklaratë.
Deklarata e përbashkët vjen në ditën e gjashtë të presidencës njëmujore amerikane me Këshillin.
Guterres, nga ana e tij, vuri në dukje rëndësinë e unanimitet të këshillit, duke theksuar se “bota duhet të bashkohet për të heshtur armët dhe për të mbështetur vlerat e Kartës së OKB-së”.
Sipas vlerësimeve të OKB-së, të paktën 3.309 civilë janë vrarë dhe 3.493 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia filloi një luftë kundër vendit më 24 shkurt. Shifra e vërtetë dyshohet të jetë shumë më e lartë.
Më shumë se 5,7 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera, me rreth 7,7 milionë të zhvendosur brenda vendit, tregojnë të dhënat nga agjencia e OKB-së për refugjatët.CNN
/rtsh.al/