E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Junior Eurovision 2022/ Shqipëria i jep pikët maksimale Italisë

Juria profesioniste e Shqipërisë ka votuar me pikët maksimale, 12 pikë, performancën e Italisë në Junior Eurovision 2022.

Me 10 pikë Shqipëria vlerësoi Francën, me 8 pikë Poloninë dhe me 7 pikë këngën e Holandës.

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë “Pakëz Diell” e Kejtlin Gjata ka marrë gjithashtu vlerësime të mira nga disa vende.

Në votime kanë marrë pjesë mbi 160 vende të botës, ku pikëve të jurisë do u bashkohen dhe ato të publikut që kanë votuar online për rezultatin final.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›