E Diel, 1 Nëntor 2026

Junis Kenedi Shrajver 1921-2009 Ajo ndryshoi boten per njerezit me aftesi te kufizuara

Ka plot njerez ne bote te cilet me sa munden ndihmojne te tjeret. Ka edhe te pasur qe ndihmojne grupe njerzish ose kauza te ndryshme dhe kryesisht kete e bejne duke dhuruar nje pjese te parave nga suksesi i tyre por te pakte jane ata njerez te pasur ose te famshem qe ndihmojne drejtperdrejte njerezit ne nevoje dhe jo nje here ose dy por ia kushtojne gjithe jeten nje kauze te caktuar. Nje prej ketyre njerzve ishte Junis Kenedi Shrajver.

Junis Kenedi Shrajver pjesetare e nje prej familjeve me te famshme te Amerikes e shfrytezoi ndikimin e saj per te permiresuar jeten e miliona njerzve. Megjithese ajo nuk kandidoi kurre per ndonje post shteteror gjate gjithe jetes ajo punoi me perkushtim per te permiresuar jeten e njerzve me probleme fizike e mendore.

Junis Shrajver ishte e njohur me se shumti per krjimin e Lojerave Olimpike Speciale nje aktivitet sportiv per njerezit me te meta mendore. Puna e saj ndryshoi menyren se si bota i shikon keta njerez.

Ju jeni yjet dhe bota po ju shikon. Me pranine tuaj ju dergoni nje mesazh ne cdo fshat ne cdo qytet ne cdo komb. Nje mesazh shprese nje mesazh fitoreje. Ju keni te drejte te luani ne cdo fushe dhe ju e meritoni kete te drejte. Te drejten per te studjuar ne cdo shkolle te drejten per te pasur nje vend pune te drejten per te qene komshiu i kujtdo. Ju i meritoni te gjitha keto te drejta.

Keto komente Junis Kenedi Shrajver i beri ne vitin 1987 ne Lojrat Olimpike Speciale ne South Bend te Indianes. Ajo ishte nje grua e holle por shume energjike gjithnje me buze te qeshur dhe me shpirt te madh.

Zonja Shrajver filloi zyrtarisht te angazhohej ne ndihme te njerzve me te meta fizike dhe mendore kur u be nen-presidente e nje organizate te krijuar nga familja e saj ne vitin 1957. Fondacioni Joseph P. Kennedy i Riu u krijua me 1946 per nder te vellait te saj madh i cili vdiq ne Luften e Dyte Boterore.

Nen drejtimin e saj fondacioni e perqendroi vemendjen ne studimin e shkaqeve te semundjeve mendore. Ky fondacion u perpoq gjithashtu te permiresonte menyren se si shoqeria i trajton keta njerez si dhe hapi qendra per studimin e etikave mjekesore ne Universitetin e Harvardit dhe ne Universitetin Georgetown.

Junis Shrajver dhe familja e saj kishin nje arsye personale per te qene aktive ne kete ceshtje. Nje prej motrave te saj Rosmeri Kenedi kishte lindur me te meta mendore. Me kalimin e viteve u be gjithnje e me e veshtire qe familja te jetonte me Rosmerin dhe te kujdesej per te. Kur ajo ishte ne te 20-tat i ati pranoi qe ajo ti nenshtrohej nje operacioni ne tru per te permiresuar gjendjen e saj mendore por operacioni e perkeqesoi gjendjen e saj. Me vone familja e coi Rosmerin ne nje qender kujdesi ku ajo jetoi deri sa vdiq ne vitin 2005.

Ne te kaluaren semundjet mendore shikoheshin ne pergjithesi si semundje te turpshme dhe pa shprese. Shume familje i dergonin femijet ne institucione psiqike madje per keta njerez komuniteti nuk ofronte aktivitete burime ose vende pune. Ata menjanoheshin nga shoqeria pa respekt dhe te drejta civile.

Junis Shrajver e ndryshoi kete realitet. Ajo i tregoi botes se njerezit me te meta mendore mund te ishin qytetare te denje dhe me nje jete te pasur.

Junis Kenedi Shrajver lindi ne Bruklin te shtetit Massachusetts ne vitin 1921. Ajo ishte femija i peste mes 9 femijeve te familjes katolike irlandeze te ciftit Xhozef dhe Roz Kenedi. Gjyshi i saj Xhon Fitcxherald sherbeu si krytar bashkie i Bostonit ne Massachusetts dhe si ligjvenes i shtetit. Babai i saj Xhozef ishte nje afarist i pasur me lidhje te fuqishme. Xhozef dhe Roz Kenedi i rriten femijet e tyre duke i bere shume te pergatitur dhe teper konkurrente.

Junis Kenedi Shrajver pati thene nje here se keshilla e babait per femijet e tij ishte qe te fitonin se dalja ne vend te dyte ose te trete nuk kishte rendesi rendesi kishte vetem fitorja. Madje zoti Kenedi u kishte thene edhe miqve te tij se djemte e tij do te kandidonin nje dite edhe per president dhe ai ishte i sakte per kete.

Xhon Fitcxherald Kenedi u be president ne vitin 1961 dhe sherbeu deri ne vrasjen e tij pas dy vjetesh. Robert Kenedi senator kandidoi per president me 1968 dhe u vra po ate vit. Edward Kenedi nuk fitoi kurre postin e presidentit por sherbeu per nje kohe te gjate ne Kongres dhe ishte nje anetar i rendesishem i Senatit amerikan.

Edhe Junis Shrajver vazhdoi traditen e familjes ne sherbim te publikut. Ajo perfundoi studimet me 1943 dhe u diplomua ne sociologji nga Universiteti Stanford i Kalifornise. Ajo punoi per organizata te ndryshme si punjonese sociale para se te fillonte punen per fondacionin e familjes. Ajo punoi gjithashtu per fushatat elektorale te vellezerve te saj Xhon Robert dhe Edward. Ne vitin 1953 ajo u maruta me R. Sarxhent Shrajver. Ata paten 5 femije Robert Maria Timothi Mark dhe Anthoni.

Jeta e Eunice Shriverit nuk mund te analizohet ne aspekte te vecanta. Gjate gjithe jetes se saj ajo luajti shume role te cilat i gershetoi ne nje ate te Junis Kenedi Shrajver.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›