E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zona verilindore e Shteteve te Bashkuara pergatitet per uraganin Irene

Ne Nju Jork eshte bere paralajmerimi per stuhine nderkohe qe zona verilindore e Shteteve te Bashkuara pergatitet per ate qe Presidenti Obama e ka quajtur jashtezakonisht te rrezikshme dhe te kushtueshme.

Parashikuesit e motit thone se stuhia qe pritet te godase brigjet e Shteteve te Bashkuara sot mund te shkaktoje permbytje te medha nderprerjen e energjise elektrike dhe miliarda dollare deme.

Rreth 65 milione amerikane banojne ne zonen qe pritet te preket nga uragani Irene por shume prej tyre jane evakuar.

Ne Nju Jork kryetari i Bashkise Majkell Blumberg ka dhene urdher per evakuimin e pare te detyruar te qytetit. Rreth 250 mije banore jane urdheruar te largohen nga shtepite e tyre ne zonat e ulta perfshire distriktin financiar Uoll Stritin. Po ashtu per here te pare i gjithe sistemi pubik i transportit te qytetit perfshire metrone dhe linjat e abutobuzeve do te jene sot jashte funksionimit.

Presidenti Obama tha dje se sipas te gjithe treguesve uragani Irene mund te jete nje stuhi historike. Ai tha se vendi duhet te pergatitet per me te keqen dhe u beri thirrje te gjithe banoreve ne zonat ku eshte dhene urdheri per evakuim te zbatojne urdherin. Uragani e detyroi presidentin te kthehet nga pushimet Masacusets nje dite me pare.

Guvernatoret e shteteve nga Karolina e Veriut deri ne Mein kane shpallur gjendjen e jashtezakonshme per te perballuar te gjitha nevojat e mundshme para goditjes se ketyre shteteve nga uragani i cili pritet te godase sot brigjet e Karolines se Veriut.

Qendra Kombetare e Uraganeve thote se shpejtesia e errerave te stuhise eshte tani 160 kilometra ne ore por pritet te bjere nderkohe qe shkon drejt veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›