E Shtunë, 31 Tetor 2026

Junis Shrajver hapi edhe nje kamp veror falas per femijet me te meta mendore

Junis Kenedi Shrajver ia kushtoi jeten e saj punes ne ndihme te njerezve qe per nje kohe te gjate ishin individe te harruar nga shoqeria pasi kishin lindur me te meta mendore e fizike. Junis Kenedi Shrajver eshte personi qe e ndryshoi kete realitet. 

Gjate administrates se Xhon Kenedit Junis Shrajver vazhdoi punen ne fondacionin e familjes. Ajo influencoi vellain e saj qe te krijonte nje komision per te studjuar arsyet e mungeses se zhvillimit mendor. Kjo perpjekje coi ne krijimin e Institutit Kombetar per Zhvillimin Human dhe Shendetsor te Femijeve ne Institutin Kombetar te Shendetesise.

Ne vitin 1962 zonja Shrajver botoi nje artikull te rendesishem ne gazeten Saturday Evening Post me titull Shprese per femijet me te meta mendore. Ajo shkroi hapur rreth gjendjes se motres se saj Rosmeri. Per vite me rradhe ky kishte qene nje sekret i familjes.

Junis Shrajver e perdori gjendjen e motres se saj Rosmari si shembull per te mos i trajtuar ndryshe njerezit me aftesi te kufizuara. Perkundrazi thoshte ajo keta njerez duhet te trajtohen si qytetare te dobishem dhe tu ofrohet arsim dhe trajnim i posacem. Ajo thoshte se familjet e njerezve me aftesi te kufizuara nuk kishin mbeshtetjen e kominitetit ose ndihme mjekesore. Zonja Kenedi-Shrajver jepte shembuj te prinderve qe perpiqeshin me te gjitha menyrat per tua permiresuar jeten femijeve te tyre me aftesi te kufizuara.

Mendoni per nje familje per nenat qe e duan shume femijen por ndjehen teper te vetmuara. Femijet e tyre nuk kane bere asgje te keqe asnje krim apo padrejtesi. Ata jane viktimat me te pafajshme te botes e megjithate ata vuajne thjeshte sepse jane ndryshe nga te tjeret.

Zonja Shrajver hapi gjithashtu nje kamp veror falas per femijet me te meta mendore. Kjo ide i lindi kur nje nene i tha se nuk ekzistonte nje kamp veror per te cuar femijen e saj. Prandaj Junis Shrajver mori iniciativen per te bere dicka ne kete drejtim. Ajo hapi Kampin Shrajver ne shtepine e saj ne Merilend per tu ofruar femijeve me aftesi te kufizuara nje program veror argetues plot me aktivitete fizike. Edhe femijet e tjere ishin te mirepritur te shkonin ne kete kamp. Ajo mori ne pune nje numer te madh punonjesish qe te gjithe femijeve tu kushtohej vemendja e duhur. Madje ajo u kerkoi nxenesve te shkollave private qe te sherbenin vullnetarisht ne kampin e saj. Zonja Shrajver ishte drejtperdrejt e angazhuar ne punen e kampit madje ajo luante me femijet.

Keta femije nuk duhet te perjashtohen nga dicka qe mund te ndryshoje jeten e tyre dhe mund te krijoje tek ta nje vizion te ri dhe tu jape gjithashtu prinderve nje vizion te ri rreth femijeve te tyre.

Ne vitin 1968 Junis Shrajver organizoi lojrat e para olimpike per njerezit me aftesi te kufizuara ne ikago te shtetit Ilinoi.

Ne Romen e vjeter gladiatoret shkonin ne arene me keto fjale do te perpiqem te fitoj por edhe nese nuk mund te fitoj do te jem guximtar ne kete perpjekje. Sot te gjithe ju atlete te rinj jeni ne arene. Shume prej jush do te fitoni por ajo qe eshte me e rendesishme une e di se ju do te jeni te guximshem dhe do ti sillni krenari prinderve dhe vendit tuaj. Le te fillojme Olimpiaden Speciale.

Rreth nje mije konkurrente nga 26 shtete amerikane dhe Kanadaja moren pjese ne kete aktivitet. Ata konkuruan ne sporte te ndryshme. Ne ate kohe konkurrimi ishte ne baza vullnetare. Me pare njerezit me te meta mendore shpesh nuk lejoheshin te mernin pjese ne aktivitete fizike per shkak te shqetesimit se ata mund te demtoheshin dhe nuk ishin te afte te konkurronin. Zonja Shrajver tha se Olimpiada Speciale provoi nje fakt shume te rendesishem se femijet me te meta fizike e mendore mund te jene atlete te mrekullueshem.

Sot Olimpiada Speciale eshte zgjeruar dhe perfshin rreth 3 milione atlete nga me shume se 150 vende.

Le te mos harrojme se na duhet te punojme edhe me shume per te ndryshuar paragjykimin dhe shtypjen qe perjetojne 180 milione qytetaret  e botes me te meta mendore.

Junis Kenedi Shrajver e vazhdoi punen e saj per njerezit me aftesi te kufizuara edhe ne menyra te tjera. Ajo krijoi nje organizate te quajtur Komuniteti i Kujdesit e cila punon per te ulur rastet e shtatzanive mes adoleshenteve dhe edukon te rinjte qe te krijojne komunitete qe kujdesen dhe respektojne te gjithe njerezit.

Zonja Shrajver u nderua me shume cmime per punen e saj perfshire cmimin Legjoni Francez i Nderit dhe Medalja Presidenciale e Lirise nderi me i larte civil i Amerikes.

Junis Kenedi Shrajver vdiq ne gusht te vitit 2009 pas disa goditjesh ne tru. Arnold Schwarzenegger ne ate kohe guvernatori i Kalifornise dhe njekohesisht bashkeshorti i vajzes se saj tha se Junis ishte drita e familjes. Ai tha se puna e zonjes Shrajver per permiresimin e jetes se njerezve me aftesi te kufiaura ndryshoi jeten e miliona individeve te tille ne te gjithe boten.

Pjesen e plote rreth jetes se Junis Kenedi Shrajver mund ta gjeni ne faqen tone te Internetit ne adresen zeriiamerikes.com

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›