E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uragani Ajrine vazhdon levizjen drejt veriut duke lene deri tani 4 te vdekur

Uragani Ajrine vazhdon te godase brigjet lindore te Shteteve te Bashkuara me shi te dendur dhe erera te forta duke lete deri tani te pakten kater njerez te vdekur nderkohe qe trafiku tokesor dhe ajror eshte paralizuar.

Uragani goditi dje brigjet e Karolines se Veriut duke permbytur rruget  dhe rrezuar pemet nga ererat e tij te fuqishme me shpejtesi 140 kilometra ne ore. Pothuajse nje milione shtepi dhe biznese jane pa energji elektrike. Zyrtaret amerikane thone se tre vete humben jeten ne Karolinen e Veriut dhe nje ne Virxhinia.

Intensiteti i stuhise ka rene dhe klasifikohet tani ne kategorine e pare. Parashikuesit e motit thone se ajo do te vazhdoje levizjen drejt veriut me shpejtesi 24 kilometra ne ore. Megjithe dobesimin e saj Ajrine pritet te kaloje ne disa nga zonat me popullate te dendur te vendit perfshire Nju Jorkun Uashingtonin Filadelfian dhe Bostonin.

Me heret dje Pesidenti Barak Obama vizitoi qendren e komandes ku zyrtare te larte te emergjencave jane duke bashkerenduar masat per te perballuar gjendjen. Ai paralajmeroi se gjendja mund te jete kritike ne 72 oret e ardheshme.

Parashikuesit e motit thone se fuqia e ererave te uraganit Ajrine po ndjehet deri ne 150 kilometra nga epiqendra e stuhise. Ata thone gjithashtu se ka rrezik per tornado ne periferi te zones se stuhise.

Marina e Shteteve te Bashkuara i dha urdher Flotes te Dyte te stacionuar ne Virxhinia te dale ne det te hapur per te shmangur demet e mundshme.

Ne Nju Jork kryetari i Bashkise Majkell Blumberg ka dhene urdher per evakuimin e pare te detyruar te qytetit. Rreth 250 mije banore jane urdheruar te largohen nga shtepite e tyre ne zonat e ulta perfshire distriktin financiar Uoll Stritin. Po ashtu per here te pare i gjithe sistemi pubik i transportit te qytetit perfshire metrone dhe linjat e abutobuzeve u mbyll. Linjat ajrore anulluan mijera fluturime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›