Juria zgjedh një tjetër finalist, emocione në mbrëmjen e katërt të “Albania’s Got Talent”

Një tjetër finalist u përzgjodh nga juria e “Albania’s Got Talent” në mbrëmjen e katërt të audicioneve.
Mister, shpejtësi, guxim dhe sekret, të gjithë këto elementë i përmbante performanca e iluzionisti Ilir Ferizi, që befasoi jo vetëm Kastro Zizon i cili shtypi butonin e artë, por dhe publikun.
Një tjetër mbrëmje magjike ku 11 konkurrentë nga të gjitha moshat guxuan të prezantonin talentet e tyre përpara katër anëtarëve të jurisë.
Ky format ka sjellë talente nga vende të ndryshme brenda e jashtë trojeve shqipfolëse. Stefano Maurrielo dhuroi një interpretim magjik përmes flluskave të sapunit, ndërsa pastroi amerikan Cory Cramer la pa fjalë me zërin e tij Ledina Çelon, Kasro Zizon, Adelina Ismajlin, dhe Agron Llakajn.
Veç komenteve të drejtpërdrejta, emocioneve të forta dhe plot surprizave kjo mbrëmje pati dhe tension mes konkurrentëve e anëtarëve të jurisë. Ata që nuk arritën të merrnin “po-të” e jurisë ndërprenë rrugëtimin për në netët gjsyëmfinale të spektaklit.
Fëmijët ranë në sy me talentet e tyre edhe në këtë puntatë të katërt. Leandra me lëvizjet e saj të veçanta në kërcim, “Vajzat me çifteli” nga Lezha që vijojnë të ruajnë traditën e bukur të qytetit të tyre, Nadia Muça që riktheu tingujt e këngëve të Vaçe Zelës, ishin disa prej performancave më pikante të mbrëmjes.
Për të gjithë ju që e keni humbur natëtn e katërt të spektaklit “Albania’s Got Talent” e gjeni në kanalin zyrar të “Vizion Plus” në youtube si dhe në të gjitha rrjetet sociale./vizionplus.tv