E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kurti e Vuçiç takim me Kallas, shefja e diplomacisë së BE bisedon me dy liderët pas sulmit në Ibër-Lepenc

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti  dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohen sot me shefen e re të diplomacisë të Bashkimit Europian, Kaja Kallas.

Bisedimet në Bruksel do të zhvillohen në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Prshtinës dhe Beogradit, proces që ndërmjetësohet nga unioni.

Takimet e ndara të Kallasit me Kurtin dhe Vuçiçin u konfirmuan nga zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Anita Hipper.

Po ashtu dy lideret  do të zhvillojnë bisedime edhe me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta.

Më vonë ata do të marrin pjesë në një darkë joformale që Kosta do të organizojë me të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Situata është tensionuar së fundmi mes Kosovës dhe Serbisë  pasi dy udhëheqësit  kanë këmbyer akuza për sulmin në Zubin Potok.

Prishtina fajëson Beogradin për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit ndërsa Serbia mohon se ka lidhje me ngjarjen./vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›