E Shtunë, 31 Tetor 2026

Justifikimi i Bashës për krahun e thyer

Gjatë iftarit që ka shtruar gjatë mbrëmjes së djeshme, Lulzim Basha është shfaqur me krah të thyer. Të gjithë kanë bërë pyetjen se ku mund ta ketë thyer krahun kryebashiaku i Tiranës.

Sipas mediave proqeveritare, krahu i thyer i Bashës ka të bëjë me veprimtarinë e tij si volejbollist në kohën e studimeve, efektet e së cilës shfaqen tani.

Ato thonë se Basha ka kryer ndërhyrje në Holandë, ndërsa është këshilluar nga mjekët që të pushojë. Por, sipas tyre, Basha ka preferuar të vijojë punën e tij.

Justifikimi në fakt duket qesharak, pasi efektet e të luajturit volejboll vite më parë, nuk mund të shfaqen kaq vonë dhe jo me krah të thyer.

Për këtë arsye, ne vazhdojmë të jemi kuriozë se kush mund tja ketë thyer krahun Bashës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›