E Shtunë, 31 Tetor 2026

Justin Bieber kërcënon paparacin

Justin Bieber nuk po mundet asesi t’ia kaloj mirë më paparacit. Pas skandalit të para disa muajve në Londër kur ai desh goditi një paparaci, tani ai ka kërcënuar një tjetër fotograf në Majemi.

Justin thuhet se është nervozuar kur paparaci ka dashur ta fotografojë gjatë kohës sa ishte në prapraskenë dhe kjo gjë e ka irrtiuar shumë këngëtarin.

“Largoje atë aparat të dreqit nga unë”, është dëgjuar të ketë thënë këngëtari.

Kohëve të fundit, Justin ka qenë në qendër të vëmendjes për sjelljet e tijtë pahijshme dhe për nervozizmin e tepruar që ka treguar disa herë. Pas ndarjes me të dashurën, këngëtaren Selena Gomez, jeta e Justin ka ndërruar shumë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›