Kelly xhelozon Beyonce-n

Këngëtarja Kelly Roëland ndonjëherë ndjehet se jeta nuk është treguar e drejtë me të.
Edhe pse këngëtarja ka një karrierë të suksesshme si solo artiste, ajo nuk mund të ndalet së krahasuari veten me miken e saj Beyonce me të cilin kishin qenë së bashku në grupin ‘Destiny's Child’ në fillet e karrierës së tyre.
Thuhet se Kelly-n po e brengos faktin se pse Beyonce është më e suksesshme se ajo.
"Kelly e do shumë Beyoncen por ajo mendon se për Bey gjitha vjen me lehtësi ndërkaq për të jo”, ka bërë të ditur një burim.
Së fundmi, Kelly i ka kushtuar edhe një këngë Beyoncë në të cilën shpjegon më mirë se si ndihet në raport me të./Indeksonline/