Justin Bieber zbulon një mbështetës brenda familjes
19- vjeçari Justin Bieber është kritikuar shumë kohët e fundit jo vetëm nga fansat apo artikujt e ndryshëm por dhe nga nëna e tij, e cila çdo këshillë ja bën të ditur nëpërmjet intervistave.

Por pas kaq kohësh, gjyshja e tij Diane Dale dha një intervistë duke i tërhequr vëmendjen fotografëve dhe gazetarëve. Ajo përmendi shpesh faktin se ai është vetëm një 19-vjeçar i cili ndiqet në çdo orë të ditës nga fotografë duke ja bërë të pamundur jetën private.

Si dhe i bëri thirrje personave që e kritikojnë duke i kërkuar të reflektojne pasi dhe fëmijët e tyre e moshës së Justinit bëjnë po të njëjtat gjëra por për ata askush nuk komenton asgjë.
Në momentet kur gjyshja e tij po përpiqej të ngrinte përsëri imazhin e të nipit, Pattie Mallette nëna e këngëtarit nuk ka humbur kohë në publikimin e librit të saj të parë.

Duke u shfajësuar me fjalët se është e lodhur nga pyetjet lidhur me marredhënien e saj me të birin , Pattie ka prezantuar librin Nowhere but up , duke i kërkuar personave të interesuar për më shumë përgjigje të lexojnë librin dhe të mos bëjnë më pyetje.