E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 vjedhjet më të bujshme të veprave të artit

11Veprat e mëdha të artit kanë qenë gjithmonë në shënjestër të hajdutëve, për shkak të çmimit të tyre tepër të madh. E megjithëse ato ruhen në kushte mjaft të rrepta, sërish hajdutët kanë arritur të bëjnë vjedhje spektakolare të tyre. Disa nga këto vepra janë kthyer nga vetë hajdutët, e disa janë kapur nga policia, ndërsa disa prej tyre tashmë janë harruar. Gazeta Tirana Observer iu sjell sot veprat 11 vjedhjet më të bujshme të veprave të artit.

1. Duka i Uellingtonit, Goja

Në vitin 1961, Carls Uigstman, koleksionisti i pasur amerikan, biznesmen i naftës bleu “Portretin e Dukës së Uellingtonit” të Gojas për 392 mijë dollarë dhe kish në plan ta merrte në SHBA. Pati një shpërthim kaq të madh të zemërimit të publikut, saqë qeveria britanike e rriti shumën e nevojshme për ta shitur. Më pak se tre javë pasi u var në mënyrë triumfale në Galerinë Kombëtare, ajo u vodh. Hajduti kërkoi një shpërblesë në pothuajse të njëjtën shumë dhe tha se këto pra do ti çonte për bamirësi. Në vitin 1965, hajduti dërgoi një pusullë për të përditshmen britanike The Daily Mirror dhe piktura u gjet nga policia në një zyrë hekurudhore bagazhesh. Hajduti, një shofer autobusi i papunë me emrin Kempton Bunton u vetëdorëzua gjashtë javë më vonë. Ai kish planifikuar që të përdorte parat për të blerë licenca televizive për të varfërit. U burgos për tre muaj.

2. Fshikullimi i Krishtit – Piero dela Francesko

Italia, shtëpia e artit, ka qenë njëkohësisht shtëpia e vjedhjeve të veprave të artit. Kur dy vepra të Piero dela Franceskos, “Fshikullimi i Krishtit” dhe “Madona e Senigalias” si dhe një vepër e Rafaelit “Memeci” u prenë dhe shkëputën nga kornizat e tyre dhe u vodhën nga Pallati i Dukës në Urbino, kjo u përshkrua si vjedhja e shekullit sa u përket veprave të artit. Krimi kishte si motiv të vetëm fitimin. Ai u krye nga kriminelë vendas që planifikuan të shisnin veprat në tregun ndërkombëtar dhe ata nuk do të ishin të fundit që të zbulonin se një pjesë e madhe e kryeveprave të riprodhuara të artit është e pamundur të shndërrohen në para. Pikturat u gjetën të padëmtuara në Lokarno, Zvicër në vitin 1976.

3. Piktura të ndryshme – Renua, Mone, Koro

Vjedhja e nëntë pikturave, përfshirë “Duke u larë” të Renua dhe “Impresioni, Soleil Levant” të Monesë, e cila i dha emrin rrymës së Impresionizmit, nga Muzeu Marmotan në Paris, ndodhi në vitin 1985. Policia deklaroi fillimisht se krimi ishte kryer nga grupi radikal Veprim Direkt. Por, shumë piktura që ishin vjedhur nga një muze provincial francez në fillim të vitit 1984 u zbuluan në Japoni, pas një informacioni që u sigurua prej një shitjeje ë vogël. Pikturat ishin në duart e Shuiniki Fujikuma, një gangster i njohur. Ai kish qenë gjithashtu njeriu prapa grabitjes në Muzeun Marmotan. Në të vërtetë, ai kish qarkulluar para vjedhjes së nëntë veprave të famshme të artit një katalog të tyre. Legjislacioni i mangët japonez për vjedhjen e veprave të artit ishte i njohur tashmë, dhe kudo nisën të përhapen zërat e grupi mafioz japonez, Jakuzat, kishte penetruar në botën e artit. E vërteta ishte në një shkallë më të vogël. Fujikuma ishte arrestuar në Francë me 7.8 kilogramë heroinë në vitin 1978. Gjatë qëndrimit për pesë vite në burg ai u njoh me Filip Jamin dhe Jusef Kimun, anëtarë të sindikatës së vjedhjeve të veprave të artit. Ata e kryen grabitjen për të. Por pikturat u rigjetën n vitin 1991 në Korsikë.

4. Maska e varrimit e Pakalit – Historike

Në dhjetor 1985, roje të Muzeut Kombëtar të Antropologjisë në Meksikë mbërritën në punë, ku zbuluan se mbulesat e xhamit ishin hequr nga gjashtë vitrina. 140 objektet që ishin vjedhur përfshinin copa nefriti dhe floriri nga skulpturat Maja, Azteke, Zapoteke dhe Mizteke. Përgjegjësi, Felipe Solis vlerësoi se vetëm njëra prej tyre – një vazo në formë majmuni – mund të vlente 20 milionë dollarë në treg – nëse do të gjendej një blerës. Shumica e tyre nuk ishin më shumë se 3 centimetra. Të gjithë sendet e grabitur mund të ishin nxënë fare mirë në pak valixhe. Edhe sot e kësaj dite, kjo konsiderohet grabitja më e madhe e objekteve të çmuar. Maska e Varrimit u rigjet.

5. Koshi i qepëve – Shardë

Grabitja në degën e Manhatanit të tregtarit londinez, Kolnagi në East 8 Street ishte shumë e sofistikuar. Ajo përfshinte hyrjen brenda përmes një çatie prej xhami si dhe një manovrim me një litar që u ka mundësuar grabitësve të zbresin teposhtë kafazit të shkallëve. Megjithatë, pasi u futën brenda ata nuk rezultuan aspak të aftë, duke u marrë me vetëm disa piktura dhe duke mos përzgjedhur aspak më të mirat. Thënë kjo, 8 pikturat dhe dhjetë vizatimet që ata grabitën përfshinin dy piktura nga Fra Anxheliko – e siguruar me 4 milionë dollarë – dhe “Koshin e Qepëve” të Shardë. Vetëm 14 prej veprave janë rigjetur. Grabitja pati një vlerë totale prej 6 deri 10 milionë dollarë, duke e shndërruar atë në vjedhjen më të madhe të veprave të artit në Nju Jork. Ajo nxorri në pah fakti që grabitjet në galeritë private mund të rivalizojnë ato nëpër muze – me më shumë garanci dhe zakonisht më pak siguri.

6. Lulediellit e thara – Van Gog

Tre piktura të Van Gogut, përfshirë “Lulediellit e thara”, “Brendia e endësit” dhe një version i hershëm i “Patatengrënësve” u vodhën në Muzeun Kroller-Muller në Oterlo, Hollandë. Modeli i vjedhjeve të veprave të artit ndjek pak a shumë dhe pasqyron atë të vetë tregut të veprave të artit, dhe në këtë rast ndodhi pikërisht kjo gjë. Vetëm dy javë më parë, ishte botuar një listë e çmimeve më të lartë që paguhen për veprat e artit tek Stheby dhe Christie. Mes dhjetë më të kushtueshmeve ishin edhe pesë vepra të Van Gogut, duke përfshirë edhe çmimin 53.9 milionë dollarë për “Irisin”, që në atë kohë ishte çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një pikturë. Hajdutët u rikthyen dhe kërkuan 2.5 milionë dollarë për të dyja. Policia arriti t’i rimarrë në 13 korrik 1989. Asnjë kacidhe nuk u dha për to.

7. “Stuhia në Detin e Galilesë” – Rembrand

Në orën 01.24 të mëngjesit pas Ditës së Shën Patrikut, dy burra me uniforma policie trokitën në një derë anësore të Muzeut Izabela Stjuart në Boston, duke përmendur se kishte një lloj “shqetësimi” në bodrume. Rojet i lanë të hyjnë brenda, por pas vetëm pak sekondash e panë veten të lidhur me pranga dhe të mbyllur në një bodrum. Veprat që hajdutët arritën të vjedhin përfshinin “Koncertin” e Vermeer, “Stuhinë e Detit të Galilesë”, që është e vetmja pikturë me sfond detin e Rembrandtit, “Chez Tortonin” e Mane, pesë vepra të Degas si dhe disa sende të tjerë që përfshinin një pjekëse buke kineze të bronztë si dhe një shtizë flamuri nga koha e Napoleonit. Të paprekura mbetën pikturat e Rilindjes, përfshirë “Evropën” e Titianit e cila është vepra më e kushtueshme në të gjithë koleksionin. Shifra aktuale e dollarëve që i është caktuar si çmim veprave të vjedhura ishte 300 milionë dollarë. Në vitin 1997, kur hetimi ishte duke u shuar, muzeu e rriti shpërblimin nga 1 milionë në 5 milionë dollarë për rikthimin e tyre. E kuptueshme që menëherë dolën shumë nejrëz që ofronin të dhëna, mes tyre nj tregtar sendesh antike nga Bostoni, Uilliam Janguorth III. Ai ishte një personazh i errët por fitoi shumë vëmendje kur i tha Tom Mashbergut, një gazetari të Boston Herald, se ai dhe një personazh shumë i shkathët me emrin Mails Konor mund të rikthenin veprat e vjedhura të artit. Cmimi i tij: imunitet për atë vetë, lirimin e Konorit nga burgu dhe, natyrisht, shpërblimin, Konor kish qenë i burgosur në kohën e vjedhjes në Gardner – për shkak të një tjetër vjedhjeje të veprave të artit – por

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›