E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jutta Benzenberg: Nuk e di nëse do e shes shtëpinë

Share

Lajmi se Jutta Benzenberg, bashkëshortja e publicistit të ndjerë, Ardian Klosi, kishte nxjerrë shtëpinë në shitje, qarkulloi me shpejtësi. Gazeta Panorama publikoi një foto të shtëpisë, nxjerrë në Facebook nga vetë Benzenberg bashkë me njoftimin për shitjen e shtëpisë. Por vetë Jutta e hoqi njoftimin nga rrjeti social. Panorama publikoi shkrimin të nesërmen. E pyetur nga GSH, Jutta thotë se është e dyzuar. Nuk e di nëse do ta shes shtëpinë, nuk jam e sigurt se çdo të bëj me të, tha Jutta, e cila shtoi se nuk ka dëshirë që të shkruhet shumë për këtë çështje.

Publicisti Ardian Klosi i dha fund jetës në atë banesë, të cilën e kishte ndërtuar me shumë mundim. Miqtë e tij tregojnë edhe për pasionin që kishte ai për të punuar vetë në shtëpi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›