E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve-D'Agostino: ditë vendimtare

Torino - Juve e pret krahëhapur duke e ditur se vetë D’Agostino mezi pret të fluturojë drejt Torinos. Në fakt, marrëveshja ndërmjet Juventusit dhe Gaetano D'Agostinos pritet të bëhet së shpejti, pasi të merret edhe pëlqimi i Udinezes. Aktualisht këtu edhe kanë ngecur disi gjërat.

Presidenti i Udinezes, Poco, i njohur si shitës i “shtrenjtë” i lojtarëve, gjë që ka bërë që Udineze të jetë i vetmi klub në Itali me bilanc pozitiv prej dekadash, pretendon shumë. Juve ka ndërmend të ofrojë 16-17 milionë euro, plus lojtarë. Markizio dhe Xhovinko nuk preken, i sakrifikuari mund të jetë De Kelje.

"Për momentin i përkas Udinezes. Por është e qartë se ky mund të jetë rasti i vetëm i jetës sime. Shpresoj se do ia arrij”, deklaroi D'Agostino, i gatshëm për t’iu bashkuar ekipit bardhezi, por në Torino...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›