E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federer, triumf me lotë

Paris - Roxher Federer hyn definitivisht në historinë tenisit botëror. Zvicerani më së fundi fitoi edhe në dheun e kuq të Roland Garrosit, duke mundur suedezin Soderling me rezultatin e thellë 3-0 (6-1, 7-6, 6-4) e duke plotësuar titujt e mundshëm që mund të fitojë një tenist. Tashmë me 14 tituj të fituar, Federer barazon amerikanin Pit Sampras.

Ishte një emocion që fenomeni zviceran e priste dhe e meritonte prej kohësh, pasi ishte Rafa Nadal që po e pengonte disa herë drejt triumfit.

Roxher Federer ka ç’t’i shpjegojë fëmijëve, pasi tashmë i ka fituar të katër turnetë që kanë kuptim për një tenist. Roland Garros erdhi, fëmija po vjen. Bravo Federer, shijoji të gjitha!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›