E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve-Ranieri, divorc i sigurt

Torino-Bardhezinjtë kanë vendosur të ndahen nga tekniku Ranieri në fund të sezonit, me Ferrarën në pritje të një zëvendësimi në rast humbje kundër Milanit këtë të shtunë. Ndërkohë për sezonin e ardhshëm alternativat janë të shumta, nga Spaleti te Konte, nga Prandeli te Gasperini etj.

Koha kur kontratat s’kanë shumë vlerë. Ajo që dinë të gjithë është se kontrata e Ranierit me Juven skadon më 2010, dhe ajo që dinë të gjithë është se Ranieri nuk do jetë më trajneri i Juves pas këtij muaji...

Këshilli administrativ do të mblidhet më 13 maj dhe deri atëherë s’do të ketë asnjë vendim, vetëm në rast se Juve humb me Milanin dhe situat shkon më keq: atëherë do jetë Ferrara në krye të pankinës.

Alternativat për vitin e ardhshëm janë shumë. Spaleti si për fillim. Një tratativë e nisur, por e pa mbaruar. Spaleti me shumë gjasa do largohet nga Roma këtë verë. Ai është një trajner me përvojë edhe në Ligën e Kampioneve. Alternativë tjetër është edhe Prandeli, por ky i fundit s’ka ndërmend të largohet nga Firence.

Gasperini i Xhenoas së mrekullueshme, Xhammpaolo i Sienës, Balardini i Palermos duken më tepër fantazi. Por një emër jo i njohur si trajner, por tepër i famshëm në klubin bardhezi, Antonio Konte, trajner aktual i Barit që kryeson serinë B me një lojë spektakolare, duket një alternativë që mund të konkretizohet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›