E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamoranesi e Trezege, lamtumirë Juve

Gjendje e tensionuar në klubin e Juventusit. Pas rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit, duket se edhe harmonia brenda ekipit ka pësuar të çara, për disa të lojtarë madje të pariparueshme.

Pasi “ndoqi” Interin për më shumë se gjysmë sezoni, tani Juve duhet të kënaqet me vendin e tretë dhe kjo ka sjellë jo pak pakënaqësi tek drejtuesit dhe lojtarët.

Në pushim të ndeshjes së fundit me Leçen, Kamoranezi grindet me tone të ashpra me Ranierin për zëvendësimin, ndërsa Bufon, i mërzitur del nga dhoma e zhveshjes para kohe. Kamoranezi do të gjobitet dhe me shumë mundësi do të shtet në fund të sezonit.

Agjenti i Kamoranezit, Fortunato, shprehet: «Nevojitet më shumë respekt për një lojtar që ka dhënë gjithçka në fushë për tetë sezone me radhë, përfshirë një në kategorinë B.”

Edhe Trezege është mëse i zhgënjyer nga Ranieri. I ardhur tek Juve 9 vjet më parë, ky ka qenë viti me më pak minuta për lojtarin francez, i cili mesa duket tani po shikon për alternativa të reja për sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›