Juve-Roma, deçizive për vendin e 3-të dhe Ferrarën
Në pritje të derbit milanez, midis vendit të parë dhe të dytë në kampionat, një tjetër derbi për vendin e tretë do të luhet sonte midis Juves që po noton vërtet në krizë me 7 humbje derimë tani dhe Romës që po kalon një formë të jashtëzakonshme qysh me ardhjen në krye të ekipit të teknikut Ranieri, pikërisht ish-trajnerit të Juves. Pra pritet edhe një “hakmarrje” nga Ranieri ndaj klubit që e pushoi megjithëse pasardhësi i tij nuk arriti më shumë se ç’kishte korrur tekniku roman.Vlen të veçohet se sonte do të luajnë ndaj njëri-tjetrit edhe dy “flamurtarët” e fundit të Serisë A, dy numrat 10, Toti dhe Del Piero.Juventus-Roma (20.45)Juventus (4-3-1-2): Bufon; Grigera, Kanavaro, Kiellini, Groso; Sisoko, Markisio, Kandreva; Diego; Del Piero, Amauri. (Maninger, Legrotaglie, Zebina, Salihamidzic, De Ceglie, Yago, Paolucci. tr:FerraraRoma (4-2-3-1): Julio Sergio; Kaseti, Burdiso, Juan, Rise; De Rosi, Pizarro; Tadei, Perrota, Vucinic; Toni. ( Doni, Mota, Mexes, Brigi, Cerci, Menez, Toti. tr: Ranieri