Durrës, humb jetën në aksident 50-vjeçari
Automjeti me targa DR 2347 D ka përplasur një kalimtar rreth të 50-ave, i cili ka humbur jetën.Ende nuk është zbardhur identiteti i viktimës, ndërkohë që policia e Durrësit ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për në komisariat.