E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve gjunjëzohet në Torino nga Milani

Ndeshja kryesore e javës së 19-të në Serie A, është zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Torinos ndërmjet Juventusit dhe Milanit.
Takimi, në të cilin u ndeshën skuadrat nga vendi i tretë dhe i dytë në tabelë, e që në fillim të ndeshjes kishin vetëm një pikë diferencë, përfundoi me fitoren e kuqezinjve me rezultat prej 3-0.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsi minimale të skuadrës mike, pasi Alessandro Nesta shfrytëzoi reagimin e dobët të mbrojtjes juventine për të shënuar golin e avantazhit për skuadrën kuqezi (29').
Në pjesën e dytë të lojës, kuqezinjtë arritën të shënojnë edhe dy herë, ndërsa realizues ishte braziliani Ronaldinho, i cili shfrytëzoi krosimet e Pirlos dhe Beckhamit për të fundosur bardhezinjtë (71' dhe 88').
Me këtë fitore, Milani rrit diferencën në katër pikë nga Juventusi, që tani ka pikë të barabarta me Napolin në vend të katërt, dhe një pikë më shumë se Roma që mban vendin e pestë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›