E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishfaqet superBarcelona

Barcelona ka shënuar fitore të lartë prej 5-0 në ndeshjen e zhvilluar ndaj Tenerifes.

Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi hapi serinë e golave (36'), ndërsa kapiteni Carles Pyuol dyfishoi rezultatin (44').

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Messi shënoi golin e dytë personal, për ta mbyllur gjysmën e parë me epërsi prej 3-0 për Balugranët.

Edhe në pjesën e dytë dominuan miqtë, ndërsa në minutën e 75-të, superMessi kompletoi het-trikun e tij.

Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u përkujdes mbrojtësi Luna, i cili shënoi në portën e skuadrës së vet (85').

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›